Protokollet nga të cilat burojnë ligjet tona…?!

– Për Kushtetutën, kodin, zgjedhjet dhe një thënie tronditëse e britanikut Xh. Pati për qeverisjen edhe pa përkrahjen popullore !

Nga ASTIT AGRI

“… Një Kushtetutë nuk është gjë tjetër veçse shkollë papajtueshmërish dhe ndarjesh, mosmarrëveshjesh, hakmarrjesh, lëvizjesh partiake pa objektiv, krizash partiake- me dy fjalë, shkollë për çdo gjë, që shërben për të shkatërruar individualitetin e aktivitetit politik kombëtar dhe sovranitetin e shtetit…”

“…Balancat kushtetuese… ne i kemi ndërtuar duke lejuar qëllimisht mangësi lidhur me balancimin e saktë…” ( N. Nikolov: “Protokollet e fshehta”, faqe 52-67).

Ishte pranverë e vitit 1991. Sapo kishin përfunduar zgjedhjet e 31 marsit që u bënë të mundëshme nga një qeveri e trembur, e tkurrur dhe e pasigurtë në të ardhmen e vet. Por edhe pse e tillë, ajo ruante tërë vlerat e një administrate e shteti ligjor, e cila plotësoi tëra detyrat institucionale. Zgjedhjet kishin përfunduar dhe fituar nga PPSH, që kishte qeverisur Shqipërinë për 45 vjet. Kjo u bë e mundur, jo nga frika, se frika ishte vrarë, se djajtë kishin dalë nga shishet, por për dy arsye të tjera.  Nga fakti se:  në zgjedhjet e para me shumë parti, administrata dhe populli ishin mësuar për të punuar, jetuar e votuar duke respektuar ligjet e shtetit. Arsyeja e dytë ishte se: PD që ju printe forcave të tjera politike neofashiste e kishin prezantuar veten, që në ditët e para, si forca destruktive, me banda vjedhjesh, vrasjesh, plaçkitjesh, djegie e shkatërrim të gjithçkaje që gjenin përpara. Pothuajse tërë qytetet, veçanërisht të veriut të vendit, ishin kthyer në të tilla spektakle të përgjakura e rrënuese të çdo gjëje. Qyteti i Fushë-Arrëzit dhe ai i Laçit, u bënë prehtë e para të hijenave fashiste që po lindëte. Ishin shënuar me dhjetra të djegur në magazinat e Fush-Arrëzit e tjerë. E rendësishme ishte fakti se, asnjë incident nuk pati në asnjë zonë apo qendër votimi. Partia 45 vjeçare që fitoi dy të tretat e Kuvendit Popullor me 250 deputetë, i fitoi partitë e reja në bashkëqeverisje. Kjo për faktin e gjetjes së rrugëve më të shpejta, më të efektshme për të stabilizuar jetën e vendit bashkarisht. Ishte ndërruar sistemi politik dhe ekonomik e shoqëror. Ishte një rrugë jo e lehtë, që rezuiltoi tepër e gjatë. Jo e panjohur teorikisht por e pazbatuar në praktikë. Dhe të gjitha mundësitë ishin. Shqipëria nuk ishte e nëntorit 1944. Kishim arritur të prodhojmë të gjitha çka duheshin për nevojat jetike të popullit. Madje, kishim zhvilluar kiminë, metalurgjinë, instrumentet, naftën dhe nënproduktet e saj, bukën, çelikun, mbi të gjitha energjinë elektrike, përpunuam bakrin dhe i nxërrnim floririn, armët e këmbësorisë, municionet, arsimin e shëndetësi falas.  Nuk kishim asnjë  borxh të huaj as taksë. Jeta dhe sovraniteti dhe çdo gjë ishte  siguruar. Nuk kishim pse ta nisim nga “Kuota zero” e Micotaqis e Pashkos.

Por, stabiliteti i Shqipërisë, në ato zgjedhje, nuk ishte i thënë. Fatkeqësisht, Shqipërisë, ju kanë imponuar gjithmonë të tjerët. Zgjedhjet e para me shumë parti, të fituara nga partia në pushtet, bashkëqeverisja me tërë forcat e tjera politike, për të stabilizuar jetën e vendit, nuk u mirëprit nga qarqet dashakeqe të Shqipërisë në Ballkan, Europë e më gjërë.

Fill pas këtyre zgjedhjeve, nga më korrektet e 28 vjetëve, erdhën nga tërë anët, forumet dhe organizatat e ndryshme emisarë, spiunë, djaj, me gjithëfarë emërtesash, por dashamirë të Shqipërisë jo. Ata vinin të nervozuar, sepse kishin dështuar në vepritmari, në parashikime, për synimet që kishin për Shqipërinë. Nuk kishte fituar partia e tyre që kishin stimuluar, paguar e parashikuar. Ardhacakët nuk e donin një Shqipëri të stabilizuar, që faktor stabilizues të jenë vetë shqiptarët me mundësitë e veta. Faktet janë të shumta. Duhen dhjetra libra për t’i shkruar të vërtretat tronditëse se si të ardhurit e huaj, silleshin me ne, në çdo aspekt, duke filluar nga ndërmarrjet prodhuese, sektorët e shërbimit, të ushtrisë, rendit, sigurisë dhe deri tek historia dhe dinjiteti ynë si komb. Në kohën kur opozita, me realisht duhet t’i thuhej: e zeza e këtij vendi, ishte tërhequr nga qeveria, dhe Shqipëria po futej plotësisht në vorbullën e anarkisë totale, e cila kërkon zgjedhje të parakohshme, rastisa në një takim me një të ardhur nga Londra i intrigave antishqiptare. Ai quhej Xh. Pati. Na thanë se ishte zv.kryetar i partisë së Tomi Blerit. Pasi foli gati dy orë, përpara një salle të mbushur me gjithëfarë moshash që sapo kishin filluar të marrin dozat e para të shpëlarjes së trurit, diku nga fundi i takimit e pyes të ardhurin:

– I kini ndjekur zgjedhjet e 31 marsit 1991 që i organizoi PPSH dhe Ramiz Alia, e nëse po, ç’mendi kini për ato zgjedhje?

Duke gjykuar nga çfarë kishte thënë, për rreth dy orë, përgjigjia ishte befasuese.

– Ato zgjedhje, tha Pati, ishin shumë të mira… Do ta kishim për nder, nëse edhe tek ne, në Britani, të bëheshin të tilla… Ishin për t’u marrë si model… Por një gjë duhet ditur… të tilla zgjedhjem në Shqipëri, nuk do të ketë më…Sot problemi shtrohet: për të marrë pushtetin edhe pa përkrahjen popullore…”!

Pas përgjigjes që mora unë  pyes përsëri.

– Nëse zgjedhjet ishin të tilla, siç thoni ju, për çfarë arsyesh kërkohen zgjedhje të reja nga opozita, kur gjendja në vend nuk është e favorshme?

Sabri Godo, njeri nga të shumtit e karvanit që e shoqëronte, i befasuar nga pyetja që i bëra, dhe i tronditur nga sqarimet e Xh. Patit, i njëjtë si etrit e tij të mbi një shekulli më parë, seç i pëshpëriti në vesh dhe takimi u mbyll.

Mbyllja e takimit, kur po zbulohej qëllimi i ardhjes, sqarimi që më bëri, për pyetjet, zbuluan plotësisht qëllimin për të cilin kishte ardhur, ose, ishin kaq të shqetësuar. Ai, vetë zbuloj faktin tronditës se: problemi nuk ishte aspak zgjedhjet dhe ardhja në qeveri e atyre që donte populli duke i afirmuar me votë. Por e atyre që donin ata, të huajt.

Që nga ai takim me Xh. Patin, 28 vjet më parë dhe sot, duke parë e përjetuar se si janë zhvilluar zgjedhjet në Shqipëri, ose tërë zgjedhjet papërjashtim, është e vërtetuar plotësisht se: zgjedhje korrekte, ose të ndershme, pas 31 marsit 1991, nuk ka pasur në Shqipëri. Por as nuk do të ketë, por aq kohë sa do të jetën kjo kastë politike e ky sistem, për aq kohë sa të kenë të drejtën dhe dorën e lirë të na imponohen të huajt për gjithçka.

Historia e zgjedhjeve në Shqipëri, gjykuar nga sjellja e politikanëve, me ato që quhen : Ligje zgjedhore, kode, komisoone, procedura e tjerë, janë bërë të neveritshëme, aq pa vlerë, aq spekullative sa, edhe populli e shikon të pa dobishme për t’u bërë pjesë e farsës në procesin e votimit.  Që para 22 marsit 1992, siç thamë, tek ne, nuk është shtruar kurrë problemi për të bërë zgjedhje të rregullta. Madje as të pranueshme, e jo më të pa kundërshtueshme. Ndërsa, për të ndershme, është harruar kjo fjalë, sepse vetë rendi ku jemi s’ka nder as dinjitet. Ja pse mendoj se: zgjedhjet në Shqipëri, janë një falcivitet banal, lehtësisht i kuptueshëm, lehtësisht i manipulueshëm dhe ndershmërisht të pa pranueshme. Kjo histori qesharake e ligjeve zgjedhore, ka dy burime të qelbëzuara që infektojnë dhe kancerizojnë tërë zgjedhjet e 28 viteve në vendin tonë. E ato janë: intrigat qëllimkeqe të institucioneve eruopianie e ndërkombëtare, me rolet negative të emisarëve të tyre në Shqipëri. Dhe e dyta:  Karakterin e dobët, koruptiv, karierist, përfitues dhe antidemorkatik të politikanëve shqiptarë. Këto, ndër shumë të tjera, janë, e nga këto vijnë tërë kjo katrahurë zgjedhjesh,  me zgjedhje pa zgjidhje, qeverish pa qeverisje, procese gjoja demokratike, por pa parime demokratuke, më e keqja, pa as pikën më të vogël të përgjegjësisë atdhetare. Nga vjen kjo?

Tërë institucionet e Europës dhe ato ndërkombëtare, që janë në krye, ose merren me rregullimin e funksionimin e qeverive dhe të shoqërisë njerëzore, nuk janë gjë tjetër vetëm disa insturmente imponuese, deri në ndëshkim për të pa bindurit, të një elite megakapitalistësh që kanë dekada e shekuj që dominojnë dhe imponojnë tërë politikat, ekonomitë, qeveritë, jetën e popujve dhe të ardhmen e tyre. Nga këta dhe si të duan ata, megakapitalistët. burojnë tërë ligjet si forma legale, gjoja demokratike, për qeveritë. Asnjë problem i jetës sonë, në këto 30 vjet nuk ka marrë jo më zgjidhje, por as nuk është futur në rrugë të mbarë. Rruga e mbarë e çdo zgjedhje duhet filluar nga të shkruarit, miratimit dhe të zbatimit të ligjeve nga specialistët e çdo fushe dhe më të përkushtuarit për vendin e popullin.

Në Shqipëri, u bë përmbysja e madhe dhe shkatërrimtare e gjithçkaje, pa asnjë ligj, procedurë a rregull të parashkruar. Sjellja dhe veprimet e atyre  që i prin këtij ndryshimi, i ngjanin më tepër fiseve barbare se sa njerëzve të kohës ku jetojmë. Dhe nga këto tabore të egërish, dhe nga ardhacakë të hujash, u shkrua Kushtetuta dhe tërë ligjet më pas.  Ja ku  i kanë burimet Kushtetuta jonë dhe tërë ligjes, pas saj.

“… Një Kushtetutë, nuk është gjë tjetër veçse shkollë papajtueshmërish dhe ndarjesh, mosmarrëveshjesh, hakmarrjesh, lëvizjesh partiake pa objektiv, krizash partiake – me dy fjalë, shkollë për çdo gjë, që shërben për të shkatërruar individualitetin e aktivitetit politik kombëtae dhe sovranitetin e shtetit…”

Paragrafi i mësipërm shpreh të vërtetën tronditëse të Kushtretutës shqiptare dhe sjelljen e politikave dhe qeverive në këto 30 vjet. Ky paragraf është marrë nga “Protokollet e Fshehta”, sekrete N/10- i komitetit të 300 qintëve, të megakapitalistëve burimi i të cilit është “Manifesti i Kremos” të princit hebrejve që prej vitit 1489, për sundimin botëror. Ja dhe diçka tjetër që ka ndodhur tek ne, në Shqipëri, dhe në tërë vendet, edhe pse të mëdha e të fuqishme.

“ … Eshtë e nevojshme që të shkatojmë paqëndrueshmëri dhe tronditje në të gjitha shtetet si dhe të përkeqësojmë marrëveshjet midis popujve dhe qeverive të tyre në maksimum-urrejtje, luftra, uri, tortura dhe vaksinime…” (N. Nikolov: “Protokollete Fshehta” faqe 70-71). A nuk ka ndodhur kështu, në të vërtetë po, me ligjet dhe qeveritë tona duke filluar që nga Kushtetua?

Nga përmbajtja e dy citimeve të mësipërme, është ndërtuar i tërë sistemi ynë ligjor në këto 30 vjet. Asnjë ligj në Shqipëri, përfshi edhe Kushtetutën, nuk ka pasur qendrueshmëri dhe as efektivitet që duhet të ketë Kushtetuta e një vendi. Kjo ka ndodhur për faktin se: janë ndërtuar qëllimisht, nga ardhacakët dhe tanët, ligje për të mos pasur qëndrueshmëri, jetë gjatë. Ligji, ose tërë ligjet zgjedhore në Shqipëri, pas vitit 1990, janë pasqyra më e shumëtuar e paqëndrueshmërisë së tyre. Kjo për faktin se: emisarët e huaj, në vendin tonë, i kanë sjellë të gatshme projektligjet me konfliktin brenda, pa i shmangur përplasjet e ligjeve me njera –tjetrën. Këto dinakëri të huaja, forcat tona politike, i kanë shkruar, me qaret, vetëm sa i kanë përkthyer. Shumë nga këto ligje, politikanë, deputetë, pse jo, as të administratave të qeverive, nuk i kuptonin, nga se niveli i tyre ishte tepër i ulët. Nëse kishte nga ata që i kuptonin, aspironin për të përfituar nga konfliktet e paqartësitë e tyre. Të tjerë pranonin gjithçka me përulësi banale, pavarësisht se ato dëmtonin progresin e shoqërisë tonë.

Kështu, miratimi dhe zbatimi i ligjeve me konflikt brenda, ju ka shërbyer forcave politike, dhe i kanë shfrytëzuar me papërgjegjësi fatale, në mënyrë të pandershme, në dobi ose të mbajtjes, ose të marrjes së pushtetit në mënyrë të pa merituar siç thoshte edhe Xh. Pati para 28 vjetësh, që e cituam edhe më lart. Po çfarë sollën këto ligje zgjedhore kaq të komplikuara, me të cilat u bënë tërë këto zgjedhje në afate e para afatit? E para: Sollën parlamente gjithnjë e më të dobëta. Me profile indvidësh gjithnjë e më të ulët. Madje edhe të cunguar si nivel intelektual, moral e atdhetar. Sollën atë, ose ata, siç thotë Nikolovi: “Llafazanët e palodhur i kanë kthyer seancat parlamentare dhe këshillat administrative në përleshje oratorike…” pa ide, pa zgjidhje, pa asnjë vlerë për interesat e popullit as të vendit.

Në Kuvendin tonë Popullor, a Parlamentin e Shqipërisë, në të vërtetë është kthyer si një privatizim i politikanëve, ka ndodhur, e vazhdon që : “Çohet njeri, flet, nuk thotë asgjë, askush nuk e dëgjon, më pas, të gjithë kanë mendime të ndryshme…” Do të ishte shumë e dobishme që pjesa më e madhe e deputetëve që kanë hyrë, qëndruar e dalë prej asaj salle zëmadhe, të mos ishin futur kurrë atje. Mund të ishin të tjerë në vendin e atyre të padobishmëve. Vetëm për atë votë, si me telekomandë nga njëshi që i ka sjellë atje, të harxhosh rreth 4000 euro në muaj për tërë atë tabor të pa kopetencë në çdo fushë, të cilët, disa nuk e dinë as të lexojnë ato që ua kanë shkruar të tjerët, është një mëkat. Mund të ishin deputetë edhe më pak. Mund të ishte edhe një parlament sezonal, me tre deri në katër sezone një mujore, meqenëse, mijëra ligje, tashmë janë katranosur. Dhe për aq sa punojnë, të paguhen. Për një ditë pune në javë, seancat e zakonshme, të bëhen tërë ato shpenzime, është luks i tepruar. Eshtë një luks mbi varfërinë e më të varfërve. Po t’ju heqish punës së tyre lejet, mungesat e paarsyeshme, festat zyrtare e fetare, pushimet e sorollatjet, gjoja në zona dhe jashtë vendit, ka të ngjarë që as dy ditë pune në muaj nuk e meritojnë. Pjesa më e madhe e tyre, shkojnë në komisione si vëzhgues, “pa të drejtë fjale” nga mungesa e njohurive, duke u kthyer vetëm në votues për ato që urdhërohen. E çuditërisht: nga këta presim ligje cilësore, të dobishme në favor të popullit e të vendit. A janë në gjendje këta farë “intelektualësh” për të kuptuar intrigat dhe dinakërinë e lloshave të masonëve, me emërtesa të ndryshme si: “Komisioni i Venecias” për ligjet, “Karta e Bolonjës” për arsimin, helmin e “Shoqërisë hapur për Shqipërinë“, “ristrukturimin e shoqërisë njerëzore”, programin e megakapitalistëve për “Rendi e ri botëror” misterin për përhapjen e “Korona virusit”, mistikën e 611 sekteve fetare, shoqatave, formacioneve e gjithëfarë krijesa që veprojnë në Shqipëri dhe kundër vendit tonë? Dhe, më pas të jesh i sigurt, i qetë, i garantuar dhe i kënaqur, se nga këta bëhen ligjet, e nga këto ligje të tyre buron shteti, qeveria, përparimi dhe sovraniteti! Tepër e rëndë është kjo. Fatkeqësisht, realitet tronditës!

“Me shtetet kemi bërë arenë gladiatorësh… Edhe pak dhe kaosi e falimentimi do të mbulojnë tërë botë…” – thonë profesorët e programit megakapitalistëve.

Sitruata e krijuar për ligjin e ardhshëm të zgjedhjeve, tregon qartë si të huajt, dhe shqiptarët e papërgjegjshëm, në politikë e qeverisje, e kanë kthyer në qëllim: O për ta mbajtur pushtetin ata që e kanë, ose për ta marrë disa të tjerë, që as njëri as tjetri nuk e meritojnë. Mirëpo, dinakëria e të huajve, papërjashtim, është e pa fytyrë, siç i thonë. Ambasadorja e SHBA, për këtë çështje, bëri një përkufizim që nuk tha asgjë, që i la kundërshtarët siç ishin, as mish as peshk. Ajo tha: “Asnjë institucion nuk ishte terësisht fajtor. Asnjë institucion nuk kishte tërësisht të drejtë apo tërësisht grabim”. (Gazeta “Dita” 26 qershor f. 9). Kur lexova këtë përkufizim të kësaj diplomateje, m’u kujtua një përkufizim i Mao Ce Dunit që i kishte thënë një udhëheqësi shqiptar: “Edhe ju edhe jugosllavët keni të drejtë“? Këto vlerësime bëhen nga tërë ata që janë marrë me ne, gjatë këtij tranzicioni 30 vjeçar. Këto bënë herë pas here edhe llozha masone e Komisionit të Venecias. Këto gjenden edhe tek Makiaveli. Këto janë masonike. Këto qëndrime e sjellje kanë çuar në atë që “Prestigji i ligjeve është diskretituar nëpërmjet interpretimeve liberale, të futura qëllimisht…”

Le të marrim historinë me Kushtetutën. Sistemi politk, ekonomiko- shoqëror, u përmbys me dhunë verbale dhe atë të rrugës. Nuk mungoi as gjaku i pafajshëm. Më pas u modelua një që u quajt “Paketa kushtetuese”. Vijoj me një Projekt- Kushtetutë, e cila linte hapësira për Monarki a Sulltanat të dikujt. U hodh poshtë nga populli. U ndërtua edhe një tjetër, nga dy bashkëkryetarët që asanjeri as tjetri nuk kishin kualifikim për një detyrë të tillë. Këto farë kompetentësh çuan për miratim një që:“ interpretimet e interesave politike, mbuluan përmbajtjen dhe fshehin dinakërinë”, duke i kthyer edhe tërë ligjet e tjera plotësisht osa pjesërisht të pa qarta dhe të vëshira për t’u zbatuar, sepse kanë përplasje e kundërvendje me njeëra-tjetrën. Ligji i pronës, ligji i zgjedhjeve, apo ligji që pritet të hyjë në fuqi për minoritetet, janë tipike masonike që mbartin konflikte të gjata dhe të përgjakshme. Kështu është vepruar edhe me Kushtetutën. E megjithatë, as kjo nuk ishte e thënë që të mbetet e pa cënuar, edhe pse me referendum popullor. Kapriçoja e dy njerëzve, duke e pa e konsideruar veten si pronar të qeverisë dhe vendit “Qeveria ime” “Shqipëria një euro”, tjetri :  “Rilindja e Shqipërisë që duam” e pas kësaj, të vetëm të vërtetë: “S’kini pa gjë akoma”, bënë ndryshimin e Kushtetutës, siç e deshën, brenda pak orësh. Tani në vitin 2020, na shpikën një “Këshilli politik” duke i dhënë kopetenca mbi instucionale, mbi parlamentare, mbi popullore, duke e justifikuar konfuzionin e ankimeve me pagabueshmërinë dhe profesionalizmin e ligjit zgjedhor. Eshtë shumë e çuditshme se sa lart guxojnë të shkojnë disa individ, duke anashkaluar, parlamente, ligje, tërë popullin, duke marrë vendime dhe duke ju imponuar të gjithëve. Përgjigjen e kësaj pyetje, që disa mund ta quajnë naive, na jep portokolli N/1 i programit masono – iluminat.

“ … Politika nuk ka asgjë të përbashkët me moralin. Drejtuesi që drejton me moral, nuk është politikan i kualifikuar dhe me përvojë, e për rrjedhojë është i paqëndrueshëm në postin e tij. Kush dëshiron të drejtojë, duhet të përdor ligësinë, që t’i shtyjnë njerëzit ta besojnë. Cilësi të tilla si çitrësia dhe ndershmëria  që në sytë e popullit janë virtyte, në politikë janë mëkate…” (N. Nikolov: Portokollet e fshehta” f. 46)/ A nuk i kemi pasur me bollëk, në çdo nivel, të tillë qeveritar e politikan, që prej 30 vjetësh? Lidhur me sa thamë më sipër, që është realiteti ynë tragjik, disa çuditen e thonë: Ore si ka mundësi të ndodhi kështu? Disa të tjerë tmerrohen e pyesin:  Si do dilet nga kjo gjendje? Unë di faktin se, për shoqëritë e vendeve në tranzicion, si Shqipëria, të huajt, na sjellin e na përdredhin si të duan, si valltari shaminë. Dhe për këtë, kanë gjetur edhe njerëzit e përshtatshëm nga gjiri ynë. “…Ne nuk duhet të kufizojmë ryshfetin, mashtrimin, ligësinë, pandershmërinë dhe tradhtinë, përderisa ato na ndihmojnë në arritjen e qëllimit tonë final,( Nikolov, po aty).

Historia e pushtetit, në asnjë periudhë të shoqërisë njerëzore, nuk ka qënë perfitimi me merita. Rastet janë shumë të rralla. Ajo ka ndodhur nga rrethanat të caktuara, por me të shumtën e rasteve, nuk e kanë pritur si dhuratë nga dikush a populli. Synimi, gjithmonë ka qënë marrja e pushtetit, rrëmbimi. Së pari me dinakëri. E kur dinakëria nuk ka qënë e efektshme, ka vepruar forca me tërë mjetet më të pamëshirshme. “Princi” i Makjavelit që e ka frymëzimin nga “Manifesti i Kremos” të vitit 1489, është dëshmia e shkruar më e qartë e saj që ka ndodhur, dhe program i ardhshëm për t’u zbatuar, atje ku nënshtrimi nuk pranohej si ne, në Shqipëri, pas vitit 1990. Ne, shqiptarëve na mjafton dinakëria e pa  forcë. Dhe këtë, ne, me naivitet fëminor, me mirë me thënë, me fodullëk deri në gomarllëk, e pranuam dinakërinë si mirësi të ardhacakëve. Më tepër se na u afruan ata ne, i ftuam vetë. I ulëm në krye të vendit, ju dorëzuam parinë dhe prisnim me sy të zgurdulluar e gojëhapur për të na hedhur ndonjë pikë “lëng” jete luksi mbi kurrizin e popullit. Por ti kamufluar me ligje, së pari, atë zgjedhor nga i cili buronte edhe pushtetit. Dhe, ata erdhën, na u bënë zot shtëpie dhe ja frutet 30 vjeçare pa ekonomi, pa siguri, pa sovranitet, me qeveri pa legjimitet me të ardhme vajmedet, me kryebashkiak pa imunitet të popullit që supozohet se i përket!

Në fillim të këtij shkrimi, risolla përkufizimin, tip formulë ekzakte, si formulën e llogaritjes perimetrit, se “… Sot problemi shtrohet për të marrë pushtetin edhe pa përkrahje popullore…” të Xh.Patit para 28 vjetësh. Nuk ka rëndësi se kush ishte i pari nga ardhacakët që e përligji, që ju dha këshillat dhe garancitë politikanëve shqiptarë se “..Ligjet, ne, i kemi ndërtuar duke lejuar qëllimisht mangësi lidhur me balancimin e saktë…” Dhe më pas  “…Ne do të blejmë me thërrime të ngarta të mbetura nga tavolina jonë, votën e tyre në mbështetje të asaj që diktojnë, në dobi të njerëzve që i ngremë në pushtet-shërbëtorët e asgjenturës sonë…” (N. Nikolov, po aty f. 53). Unë nuk besoj se ka shqiptarë me mend në kokë, që mund të hedhin poshtë, atë që citova më lart. Eshtë pasqyra më reale e realitetit shqiptar  në këto 30 vjet. Dhe ky është një pisllëk i të huajve dhe një gomarllëk i shqiptarëve. Ndryshe, kjo  ka qënë loja më e rrezikshme me fatin e vendit, të popullit dhe të ardhmen e qeverisjes shqiptare, që ta ketë burimin nga vota e lirë për të kapur pushtetin, jo për të ndërtuar shtetin. Lufta ka qënë, herë e kamufluar, herë e hapur, herë ballpërballë. Në intrigat për marrjen e pushtetit, s’ka munguar as gjaku i derdhur, i pafajshëm, duke filluar nga 2 prilli në Shkodër, me 1997, 1998 e vazhdimisht. Në këtë katrahurë ligjore, institucionale, kushtetuese, e qeverisje, emisarët e  huaj, kanë qënë të angazhuar më tërë djallëzitë masonike për t’i mbajtur tensionete e acaruara, ose për të bërë zgjedhje të pjesëshme, herë në favor të njerit, herë në favor të tjetrit. Por kurrë te stabiliteti i vendit.

Prej arsyeve të më sipërme, vijnë edhe kundërshtitë për ligjin zgjedhor, ku secili  ngre kurthe për ligjin zgjedhor e sajon humnera kundër tjetrit duke i futur në ligje e më pas për t’i shfrytëzuar në favor të vet. Ligji i zgjedhjeve është nga ligjet më të thjeshta. Ai ka kaq përqëndrim e intriga se, prej tij merret pushteti. E nga pushteti,me përkrahjen e të huajve, mbeten thjeshtë “Administrator që nuk duhet të kenë cilësi të tjera përveçse bindjes prej skllavi”. Ndërsa, këta skllav i të huajve, populli skllav i tanëve, skllav i të huajve dhe skllav i rendit ku jemi.

Zgjedhjet e fundit për pushtetin vendor, janë cipa e fundit e fallcitetit të zgjedhjeve, gjoja demokratike. Pjesëmarrja e popullit ka qënë vazhdimisht në rënie. Dhe, kjo ka dy arsye: Pakënaqësia dhe papajtueshmëria me forcat politike, ku qeverisja e tyre, me tepër i ka ngjarë Tredynjonëve (lëvizje sindikaliste në Francë e Britani), sipas së cilës: “Lëviz çdo gjë rezultat asgjë“.

Nga ana tjetër, ngërçi i disa vjeçar kushtetues, ligjor, institucionet e drejtësisë e pse jo edhe të qeverisjes, veçanërisht me të zgjedhurit – parlament e pushtet vendor- është fakti i pakundërshtueshëm se, të ardhurit dhe tërë institucionet e huaja, jo se dështuan në Shqipërim apo me ne shqiptarët, në stabilizimin dhe përgatitjen për në BE, por, ata, zbatuan mjeshtëritë, çorganizimin e organizuar e tërë shoqërisë sonë. Si mundet që, këta na hiqen si kampion të demokracisë, lejojnë që Parlamenti të funksionojë pa qënë i plotë? Si mundet që tërë pushteti vendor i një vendi të dali me votat e më pak se ¼ e popullit? Dhe po këta të qeverisin në emër të popullit? Sipas kësaj, ose çdo gjë që ka ndodhur tek ne, është i vërtetë dhe i zbatuar në Shqipëri, programi i profesorëvc të megakapitalistëve, sipas të cilit: “…Edhe pa qnë zyrtarisht i votuar…plani vepron hapur, por pavarësisht kësaj ai mbetet për pjesën më të madhe të njerëzve një mister i panjohur dhe i pa kuptueshëm…” Kjo është e njëjta formulë, por e thënë qartë nga Xh.Pati 28 vjet më parë. Tashmë kjo ka ndodhur. Dhe ka ndodhur duke mbuluar me interpretime dinake përmbajtjen e vërtetë të ligjeve, dhe duke i bërë pjesërisht, e disa plotësisht të pa qarta. Debate të mbushura me mllef e intriga nga  padurimi për të marrë, ose për të mos e lëshuar pushtetin, që po bëhen prej muajsh për ligjin e zgjedhjeve, nga forca tona politike, shënon kulmin e papërgjegjësisë së tyre, gjykuar nga përgjegjësia që kanë.

Kur u bënë zgjedhjet e fundit për bashkitë, pjesëmarrja në votime ishte afërsisht nga 15,20 e deri në 25%. Po të marrim një QV me 1000 votues, i takon që të shkojnë për të votuar rreth 250 votues. Ta supozojmë se kandidati fitues mori mbi 50% të votave, atëhere i takon, që ky të fitojë mandatin me rreth 50% e  ¼ e votuesve. Po edhe 74% e  votuesve? Cili ka të drejtë të flasë në emër të saj pjesa që nuk ka votuar? Ata, populli, masivisht e ka refuzuar. Por edhe kur zgjedhjet janë quajtur të rregullta, pjesëmarrja e popullit në votime, ka varjuar rreth 50%. Madje ka zona që ka zbritur deri në 45% pjesëmarrja. Edhe në rastin e pjesëmarrjes në 50%, më i votuari që shpallet fitues, merr diçka, ose fare pak mbi 50% e 50% që marrin pjesë në votim. Pra diçka më shumë se ¼ e votuesve. Po rreth 74% e tyre që e refuzuan? Ky është ligji i zgjedhjeve në Shqipëri, gati prej 30 vjetësh. Të jetë demokratik ky? Kjo është demokraci e ligjit që kanë vendosur këta, kur herë fiton njeri, herë tjetri dhe ne të dy rastet i humbur del populli. Ligji i zgjedhjeve, nuk merret fare me pjesëmarrjen në zgjedhje. Nuk merren, sepse i tmerron fakti se: po t’i  detyrojë ligji për të votuar (ata që nuk shkojnë) bëhen shumicë kundërshtuese. Do të ishte e dobishme, që një i votuar, të ketë imunitetin e merituar popullor, ai, duhet të votohet patjetër mbi 50% deri në 75% e tërë votuesve, jo të pjesëmarrësve. Ndryshe, ai, nuk mund të flasi, të përfaqësojë, apo të marrë vendime në emër të popullit, kur ka gjysmën kundër, dhe aq më keq, kur rrefuzimi, arrinë deri në 75% si në zgjedhjet e fundit.

Disa mund të jenë mosbesues për çka shkruaj, e thonë, këto janë teori konspirative. Jo, nuk është kështu. Dikur kanë qënë të tilla. Tani jo. Janë botuar me miliona kopje libri. Janë publikuar në tërë botën. Askush nuk ka mundur për t’i kundërshtuar. Ato janë të vërteta. Ata e kanë thënë vetë “Ne jemi shkatërrues… të tillë do të mbetemi përgjithmonë”. Çdo gjë konspirative, kur publikohet, nuk quhet më e tillë. Më pas mbetet histori e ndodhur realisht, fund i së cilës mund të jetë tragjedi globale.

Edhe pak muaj  hymë në 30 vitet e një tranzicioni shkatërrimtar që e filluan me një ekstazë deliranët, pa ditur ku shkojmë, pa kuptuar ç’na pret, të pa qartë për rrethanat e as kohën, por as me kë kemi të bëjmë. Dhe sot mund të shënojmë: 30 vjet shkatërrim të gjithçkaje shqiptare. Vlerat e familjes drejt dekadencës. Brezi i ri analfabet dhe i narkotizuar. Shkollat me programe masone antishqiptare. Universitetet shesin diploma dhe prodhojnë analfabet funksional. Asnjë lloj shërbimi i garantuar. Ato i janë dorëzuar privatëve spekullativë. Vetëm dy tregues rriten: Varfëria dhe borxhet mbi 80%. Një e treta e shqiptarëve rrugëve të botës, më tepër si skllevër modern. Tërë institucionet kanë shkarë nga binarët e ligjit dhe të dinjitetit njerëzor. Politikanët dhe qeveritarët, armiq me njeri-tjetrin dhe robër të ardhacakëve të huaj. Ata, flasin e betohen për popullin. Por për ta, populli, është bira e fundit e kavallit. Pa harruar as pasojat e termetit që u harrua sapo u mbuluan viktimat që mori. Më pas edhe virusi korona që infekton e shton viktimat përditë. Edhe virusi e ka burimin, andej nga portokollet nga na kanë ardhur ligjet. E kush mund t’i zgjidhë këto probleme, ku secili është një plagë e rëndë. E të gjitha këto së bashku, ne, mund të na çojnë drejt agonisë. Edhe pse e dinim historinë, politikan e qeveritarë shqiptar, në këto 30 vjet, nuk e kuptuan, apo nuk deshën ta kuptojnë dinakërinë masonike të ardhacakëce që s’na kanë dashur kurrë. Edhe pse në Shqipëri kanë bërë çfarë kanë dashur, ata përsëri thonë: Nuk jeni të përgatiur akoma. Nuk e di se çka mbetur tjetër për të na bërë? Vetëm në se u teket të na shpallin si të pa aftë për të ndërtuar dhe administruar shtet! Por edhe në se ndodh kjo, do të jetë e përkohshme. Kombi ynë, edhe pse 500 vjet i sunduar, Ai, kurrë nuk pranoj për të kënduar simfoninë e vdekjes. As të stomit, as brezat e ardhshëm, nuk do të pranojnë që, të huajt të na këndojnë këngën e heshtjes si të varrit, dhe as simfoninë e vdekjes sonë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT