Radhë kilometrike makinash në pikën kufitare të Morinës

Radhë kilometrike në në pikën kufitare të Morinës, qytetarët e Kosovës janë dyndur për të kaluar fundjavën në bregdetin shqiptar.
Mëngjesin e kësaj të shtune mbi 1000 makina kanë hyrë në Shqipëri, ndërkohë radha e automjeteve ka mbërritur deri në Vërmicë.
Ndërsa, trafiku është i rënduar deri në afërsi të Urës së Kukësit. Policia kufitare po punon me kapacitet të plotë, me 6 sportele.
Ndërkohë fluksi shtuar lëvizjes gjatë javëve të fundit ka qenë edhe në pikën Kufitare të Kakavijës, ku shqiptarët qëndruan 5 ditë në radhë për të kaluar doganën, për shkak i situatës u bë marrja e tamponit nga pala greke./abcnews.al