Rama publikon pamje nga Puka: Dikur njerëzit prej aty vetëm iknin, sot është kthyer në një… (VIDEO)

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka publikuar mëngjesin e kësaj të premte pamjet nga qyteti i Pukës.
Sipas Ramës, dikur në këtë qytet, kur shkoje ishte një kthinë e zymtë mes bukurive përrallore ku askush nuk shkelte e njerëzit prej aty vetëm iknin.
Por sot, “është kthyer në një qytezë mikpritëse për vizitorë e turistë të huaj, shëmbëlltyrë e pamohueshme e Rilindjes Urbane, nga Veriu në Jug”, vijon Rama.
Postimi i plotë i kryeministrit:
“MIRËMËNGJES ?
dhe me Pukën, që kur shkoje dikur ishte një kthinë e zymtë mes bukurive përrallore ku askush nuk shkelte e njerëzit prej aty vetëm iknin, ndërsa sot është kthyer në një qytezë mikpritëse për vizitorë e turistë të huaj, shëmbëlltyrë e pamohueshme e Rilindjes Urbane, nga Veriu në Jug, ju uroj një fundjavë të bukur?”.