Rreth 400 makina në radhë/ Greqia merr vendim: Do punojmë edhe gjatë natës, kujdes nga nesër

Policia greke në Kakavijë njofton se do të vazhdojë të punojë edhe mbas orës 23.00, me qëllim përfundimin e radhës që është krijuar këto ditë në kufirin mes dy vendeve.

Sipas autoriteteve greke,mjetet e mbetura në Kakavijë llogariten në 350-450 mjete, ndaj vlerësohet se këta shtetas mund të kalojnë edhe gjatë orëve të natës.

Është rënë dakord me palën shqiptare që të ndalohen shtetas të tjerë ti shtohen radhës së krijuar. Postoblloqet e policisë në aksin Gjirokastër-Kakavijë, nuk do lejojnë shtetas të tjerë t’i shtohen radhës së makinave.

Nga nesër do të hyjnë në fuqi rregullat e reja në këtë doganë.

Rregullat e reja

Për të gjithë ata shtetas të cilët hyjnë në Greqi nga nesër do të zbatohet karantinimi i detyrueshëm 7 ditor.

Gjithashtu, nga nesër, nga pika kufitare e Kakavijës do të kenë mundësi të kalojnë vetëm 750 persona në ditë, ndërsa nga ajo e Kapshticës vetëm 300 persona në ditë, në fashën orare 06:00 deri në orën 22:00, konform rregullave të vendosura nga pala greke, si pasojë e situatës së krijuar nga COVID-19.

Të gjithë ata shtetas të cilët plotësojnë kriteret e vendosura për të udhëtuar drejt Greqisë (qytetarët me shtetësi greke, personat që kanë leje qëndrimi në Greqi, personat me kartë minoritari, personat që kanë vendbanimin e tyre kryesor në Greqi, si dhe ata që e kanë të domosdoshme të udhëtojnë për arsye profesionale-pas marrjes së lejes së posaçme) nga dita e hënë, duhet të paraqesin në kufi edhe dokumentacionin sa më poshtë:

– Testin negativ të COVID-19 (RT-PCR), i cili duhet të jetë kryer deri 72 orë para mbërritjes në pikën e kalimit kufitar, nga laboratorët publike apo private të certifikuara në Shqipëri. Ky rregull nuk vlen për shoferët e kamionëve që transportojnë mallra dhe fëmijët nën 10 vjeç.
– Vërtetimin diagnozë të përkthyer në anglisht, në të cilin duhet të jenë të shënuara emri, mbiemri dhe numri i pasaportës/numri i kartës së identitetit të individit.
– Vërtetimin e plotësimit të formularit të posaçëm PLF, me kodin QR (nga adresa elektronike https://travel.gov.gr).

Nënvizojmë se testi i COVID-19 (RT-PCR) është i vlefshëm vetëm nga laboratoret e linçesuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilat mund ti gjeni në faqen zyrtare: https://shendetesia.gov.al/mbi-njohjen-e-strukturave-jopublike-per-kryerjen-e-testit-rt-pcr/

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në bashkëpunim me Policinë e Shtetit garanton kujdesin maksimal në kontrollet e dokumentacionit të nevojshëm shumë më herët se mbërritja në kufijtë tokësorë në mënyrë që të evitohet pritja e shtetasve në rradhë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT