Rreziku nga Covid, Rama: Çfarë do i them çunit para se ta çoj në shkollë

Kryeministri Edi Rama në takimin me mjekë dhe infermierë në Spitalin Infektiv foli dhe për hapjen e shkollave.

Ai tha se si do e këshillojë djalin e tij që nis shkollën këtë vit për t’u kujdesur nga Covid-19.

“Ne do çojmë çunin tani në shkollë, dhe duke i thënë vi maskën, bëj kujdes, mos prek, kjo është e vështirë për ata se jemi mësuar që u themi fëmijëve, sillu mirë, jepi dorën, takoje, por tani duhet t’i themi komplet të kundërtën. Fëmijët janë më pak të rrezikuar, por ama janë transmetues,” tha Rama.

Kreu i qeverisë u premtoi rritje të konsiderueshme pagash mjekëve dhe infermierëve që ndodhen në vijën e parë të luftës ndaj virusit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT