SHBA/ Konfirmohet takimi Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë, Vuçiç i trembet pranisë së Trump

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Robert O’Brien ka ftuar udhëheqësit e Serbisë dhe Kosovës në Uashington më 4 shtator, konfirmoi një zëdhënës për Zërin e Amerikës.

Bisedimet e njoftuara për në 2 shtator u shtynë dy ditë për arsye planifikimi, tha zëdhënësi.

Shtetet e Bashkuara, tha ai, i presin me padurim këto diskutime të rëndësishme me Presidentin Vuçiç dhe Kryeministrin Hoti.

“Ne besojmë se përparimi në çështjet ekonomike, përfshirë krijimin e vendeve të punës dhe përshpejtimin e rritjes ekonomike, është hapi i parë në përparimin e procesit të paqes,” tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare për Zërin e Amerikës.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç me here deklaroi gjate një interviste për televizionin serb ‘Prva’, se bisedimet midis delegacioneve të Beogradit dhe Prishtinës që do të zhvillohen në Uashington, ka shumë mundësi që do të mbahen më 3 dhe 4 shtator dhe aty mund të jetë i pranishëm edhe presidenti amerikan Donald Trump.

“Për shkak të mundësisë, por mos më mbani për fjale, por thonë që ekziston mundësia që të paraqitet presidenti i SHBA-së Donald Trump, në rast se ne merremi vesh për diçka”, theksoi Vuçiç të shtunën, më 22 gusht, gjatë një interviste në Televizionin serb “Prva”.

Në konstatimin e gazetarit që presidenti amerikan, në rastin kur bëhet fjalë për vendet e vogla, paraqitet vetëm kur është diçka tejet e rëndësishme, Vuçiç u përgjigj, duke thënë “kjo më shqetëson”.

Prania e Trump mund te shkaktojë shihet dhe si një pranim i pavarësisë së Kosovës nga Serbia dhe kjo mund ta trembë presidentin serb.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT