SHBA mbështet Ramën për zgjidhjen e krizës, thirrje Bjellorusisë: Prano ofertën e OSBE për dialog

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo ka mbështetur propozimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama, njëherësh edhe kreu i OSBE-së për dialog mes qeverisë dhe opozitës në Bjellorusi
Përmes një deklarate, Pompeo i kërkon presidentit bjellorus Lukashenko që të pranojë propozimin e kreut të OSBE, për të dialoguar me opozitën dhe për t’i dhënë fund krizës politike dhe protestave në vend.
“Shtetet e Bashkuara janë frymëzuar nga protestat paqësore të qytetarëve në Bjellorusi që kërkojnë të përcaktojë të ardhmen e tyre. Ne qëndrojmë në përkushtimin tonë afatgjatë për të mbështetur sovranitetin dhe integritetin territorial të Bjellorusisë, si dhe aspiratat e popullit Bjellorusi për të zgjedhur udhëheqësit e tyre dhe të zgjedhin rrugën e tyre, të lirë nga ndërhyrjet e jashtme.
Ne mbetemi thellësisht të shqetësuar nga të metat serioze në zgjedhjet presidenciale të 9 gushtit në Bjellorusi dhe dënojmë me forcë dhunën e kryer kundër protestuesve dhe gazetarëve paqësorë, arrestimin e kandidatëve të opozitës dhe protestuesve paqësore, bllokimin e shërbimit të internetit dhe abuzimin e të ndaluarve. Ne bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të atyre që janë arrestuar padrejtësisht.
Shtetet e Bashkuara mbështesin zgjedhje të lira dhe të ndershme që pasqyrojnë vullnetin e popullit bjellorus. Zgjedhjet e 9 gushtit nuk e përmbushën atë standard. Bjellorusia, si Shtetet e Bashkuara, është një anëtar i OSBE-së, i cili i mbështet ato standarde.
Ne i kërkojmë qeverisë së Bjellorusisë të pranojë ofertën e kryesisë së OSBE-së për të lehtësuar dialogun dhe të angazhojë të gjithë palët e interesuara. Ne mbështesim përpjekjet ndërkombëtare për të parë në mënyrë të pavarur parregullsitë elektorale të Bjellorusisë, abuzimet e të drejtave të njeriut rreth zgjedhjeve dhe goditjet që kanë pasuar” shkruan Pompeo.
Propozimi i Ramës është mirëpritur edhe nga Rusia, me kryeminitrin shqiptar që ditën e sotme zhvilloi një bisedë telefonike me me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov.
Rama us hpreh sot se është duke punuar së bashku me Bashkimin Europia për të gjetur një zgjidhje për t’i dhënë fund krizës politike në Bjellorusi, ndërsa edhe liderët e Europës vendosën që të mos i njohin zgjedhjet e fituara nga Lukashenko.