Shkollat në risk nga virusi, komiteti ende pa strategji për menaxhimin e situatës

Si do të menaxhohet situata epidemiologjike në shkolla? Kësaj pyetje nuk dinë t’i japin ende përgjigje ekspertët e Komitetit për menaxhimin e pandemisë.
Ndonëse në vija të trasha ata e dinë rriskun që do të sjellë hapja e shkollave, por nuk kanë ende gati një strategji për menaxhimin e këtij risku. Specialistët e shëndetit publik thonë se Komiteti pritet të mblidhet këto ditë për të diskutuar mbi hapat që duhet të merren me fillimin e shtatorit.
Ajo çfarë pritet është ashpërsimi i masave, por konkretisht asgjë nuk dihet. Të pyetur nga gazeta “Shqip”, anëtarë të Komitetit teknik që menaxhon pandeminë në vendin tonë, thonë se dy jav?t e para të muajit shtator janë vendimtare pasi do të vërehet si do t? jetë ecuria e pandemisë me mbarimin e sezonit veror.
“Në dy javët e para të shtatorit pritet bum rastesh të reja pasi kjo është koha e inkubacionit t? virusit. Njerëzit që kthehen nga pushimet mund të importojnë virusin dhe për pasojë do të ketë rritje të rasteve të infektuara”, thonë për “Shqip” specialistë të shëndetit publik.
Pas deklaratave të autoriteteve zyrtare për nisjen e sezonit të ri shkollor, të parët që kanë reaguar kanë qenë prindërit t? cilët në ankth për situatën e pandemisë, kërkojnë të dinë si do të menaxhohen shkollat, a do të ruhet dot distancimi fizik, po maskat a do të mbahen dot kur dihet vështirësia e mbajtjes s? tyre nga të rriturit, pa folur pastaj për fëmijët. Këtyre pyetjeve kërkojnë ti përgjigjen ekspertët të cilët siç duket nuk kanë akoma asgjë në letër./Shqip