“Shkova të merrja një ilaç, kur u ktheva …”/ Flet infermierja e Sanatoriumit: Ku u vetëvra 29-vjeçari

Efektivë të komisariatit numër 1 në kryeqytet kanë marrë në pyetje disa pjesëtarë të stafit mjekësor të spitalit “Shefqet Ndroqi”, pas ngjarjes së rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm, ku një i ri u hodh nga kati i 3 i godinës dhe si pasojë gjeti vdekjen.
Mes bluzave të bardha, ka dëshmuar edhe infermierja që prej ditësh kishte ndjekur pacientin 29-vjeçar nga Durrësi.
Burime pranë policisë i thanë ”Abc news”, se infermierja ka deklaruar se nuk ka vënë re ndonjë shqetësim nga i riu. Ajo ka treguar më tej se kishte lëvizur nga dhoma për të marrë një medikament dhe kur ishte kthyer kishte vënë re dritaren e hapur dhe menjëherë kishte lajmëruar kolegët e saj.
Ndërsa, “News 24” raporton se në spital ka shumë probleme, pasi temperaturat në dhomat ku qëndrojnë pacientët janë mjaft të larta.
Sipas informacioneve të “News 24” i riu nuk kishte probleme mendore, por trysnia e presion si për mjekët ashtu edhe pacientët, është i lartë në spitalet Covid.
Më herët, përmes një reagimi, spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” konfirmoi se i riu ishte me COVID-19 dhe po trajtohej prej 4 ditësh, me terapinë e plotë të mjekimit dhe gjendja e tij ishte e stabilizuar.
Sipas spitalit, i riu i konfirmuar me COVID-19, po trajtohej prej 4 ditësh në spitalin “Shefqet Ndroqi”, me terapinë e plotë të mjekimit dhe gjendja e tij ishte e stabilizuar.