Shpërthejnë polemikat: Ambasadori i Trump, deklaratë kundër Kosovës

Emërimi i ambasadorit të ri të SHBA në Gjermani nga ana e Presidentit Donald Trump ka hapur polemikat pasi ai duket se ka një qëndrim jo miqësor ndaj shqiptarëve , veçanërisht atyre të Kosovës, të cilët i konsideron “muslimanë sunitë, armiq të amerikanëve”.

Në një intervistë më 2019, i nominuari për ambasador të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Gjermani, Douglas Macgregor, kritikoi ndërhyrjen e SHBA-së në Kosovë në vitin 1999.

“Ndërhymë kundër serbëve ortodoksë, serbëve të krishterë ortodoksë në Kosovë dhe vumë një mafie myslimane të drogës në krye të vendit dhe e quajtëm sukses për demokracinë. Këta njerëz nuk kanë qenë kurrë miqtë tanë. Janë armiq të pashërueshëm. E kam fjalën për islamistët sunitë”, ka deklaruar Macgregor.

Edhe pse ka dhënë deklarata pro serbe, ai si ushtarak ka qenë prezent në fushatën e bombardimit që NATO bëri ndaj Beogradit.

A flasin për Kosovën Shtetet e Bashkuara dhe Europa?

Akuzat për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë/ Bolton për Grenell: Ai nuk e di se çfarë flet

Grenell ka një mesazh për Macron e Merkel para takimit me Vuçiç dhe Hotin
Ndërkaq, CNN ka publikuar se tendenca pro serbe e të nominuarit të Trump ka edhe “bishta”, pasi ai kishte përkrahur Moskën në konfliktin e saj me Ukrainën.

MacGragorit i është publikuar një seri deklaratash raciste që kishte bërë kur kishte mbajtur anën e Rusisë në konfliktin e Ukrainës.

Ndërkaq, Departamenti i Shtetit, nuk ka komentuar për emërimin e ri dhe i ka thënë CNN-it që të komunikojë drejtpërdrejt me Shtëpinë e Bardhë.

Nëse emërimi i tij miratohet nga Senati Amerikan ai do të shënojë një pikë tjetër të ulët në marrëdhëniet amerikano-gjermane që janë përkeqësuar gjatë mandatit të presidentit Donald Trump.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Judd Deere, ka deklaruar për CNN me e-mail se Mcgregor ishte më se i kualifikuar për punën e ambasadori,t duke cituar njohjen e historisë dhe gjuhës gjermane të mësuar nga koha kur ka shërbyer në Gjermaninë Perëndimore.

MacGregor do të zëvendësojë Richard Grenellin në pozitën e ambasadorit në Gjermani, i cili është caktuar i ndërmjtësi për arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë./Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT