Shqipëria në krah të SHBA për 5G, ambasadorja Kim: Vendim strategjik

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar pas vendimin të Shqipërisë për t’ju bashkuar asaj që njihet si ‘Rrjeti i Paster’.

Kim ka përgëzuar vendimin e Shqipërisë e cila i doli në krah iniciativës së ShBA-ve me synim mbrojtjen e rrjeteve të tyre 5G, nga faktorë të tjerë që kërcënojnë privatësinë dhe të dhënat personale.

Në mesazhin e saj, diplomatja amerikane shkruan se ky është një vendim strategjik i Shqipërisë për të mbrojtur një infrastrukturë kritike.

“Krenare që shohim Shqipërinë dhe të tjerë i bashkohen SHBA-së në Rrjetin e Pastër për të mbrojtur rrjetet e tyre 5G nga shitësit e pabesueshëm. Vendim i rëndësishëm strategjik për të mbrojtur infrastrukturën kritike,” shkruajti Kim.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT