Shqiptarët e Kosovës s’pyesin për Covid, 4 mijë mjete drejt Shqipërisë në 3 orë

Ditët e fundit të gushtit, ka pasur një rritje të numrit të qytetarëve kosovarë që janë nisur drejt bregdetit tonë.
Fluksi më i madh është gjatë orëve të para të mëngjesit, përkatësisht nga ora 05:00 deri më 08:00.
Bëhet me dije se gjatë këtyre tre orëve në vendin tonë janë futur 4000 mjete dhe autobuzë.
Dogana e Morinës ka punuar me 6 sportele e me procedurë të shpejtë.
Pavarësisht rrezikut që u kanoset prej Covid, asgjë s’i ka ndalur qytetarët nga Kosova që të vijnë në vendin tonë, për të bërë pushimet verore, siç ka ndodhur edhe vitet e tjera.