Shqiptarët në rraskapitur në Kakavijë, polici grek ulërin dhe kërcënon me shkop gome qytetarët (VIDEO)

Ditë të vështira kanë qenë këto për shqiptarët që presin në radhët kilometrike në Kakavijë për të kaluar kufirin.

Si të mos mjaftonte kaq, një fëmijë 10 vjeç mbeti viktimë pasi u përplas nga një ambulancë.

Po ashtu pamje të tjera vijnë nga dogana ku një polic grek i maskuar dhe shkop gome i cili iu bërtet qytetarëve dhe i kërcënon me shkop gome.

Nisur nga masat kufizuese për shkak të COVID-19, Policia greke ka njoftuar Policinë Kufitare në Kakavijë dhe Kapshticë se duke filluar nga data 16.08.2020, nga ora 06:00 deri në orën 22:00 të çdo dite në vazhdim, për të hyrë në Republikën e Greqisë, nëpërmjet Kakavijës do lejohet të hyjnë në Greqi vetëm 750 shtetas çdo ditë, ndërsa nga Kapshtica vetëm 300 shtetas çdo ditë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT