Shuhet ëndrra e Champions League! Tirana e pafat, serbët fitojnë derbin e Ballkanit në “Air Albania”

Merr fund ëndrra e Champions League! Pavarësisht lojës së mirë, Tirana nuk ia ka dalë në përballjen me serbët e Crvena Zvezdës, ndeshje e vlefshme për raundin e dytë të Ligës së Kampionëve.

Tirana u eliminua nga Crvena Zvezda pasi humbi me rezultatin 1-0. Kampionët e Shqipërisë ikin me kokën lart nga Champions, sepse luajtën si të barabartë me një kundërshtar që ka 20-fishin e buxhtetit të tyre. Keqardhje e madhe, por futbolli është i pamëshirshëm. Nuk mund të krijosh aq shumë raste ndaj një skuadre më të madhe dhe të shpërdorosh një rast tjetër si ai i Kobinasë. Është ligji i pamëshirshëm: kur nuk shënon, do ta pësosh.

E megjithatë, Tirana na bëri krenarë, sepse luajti me zemër në fushë dhe dha gjithçka nga vetja. Nuk e deshi fati as në minutën e 93-të, kur topi shkon pranë vijës fatale të porëts serbe, por serbët arrijnë të largojnë. Tani duhet të fokusohet te Liga e Europës, pasi bardheblutë kanë shansin që të luajnë në turin e tretë. Kundërshtarin do ta mësojnë pas shortit që hidhet më 1 shtator.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT