Si po e SHKATËRROJNË DRILONIN turistik! Makinat parkojnë mespërmes parkut, kalojnë edhe në urën e këmbësorëve

Ka qenë një nga vendet më të bukura të Shqipërisë, por Driloni në Pogradec duket se po shkatërrohet dita-ditës, dhe për këtë nuk e ka fajin natyra, por njerëzit.
Driloni i sotëm nuk i ngjan pothuajse aspak Drilonit të viteve të kaluara, ku gjelbërimi, uji i pastër dhe ambienti fantastik të bënte që të dashuroheshe me atë vend, ku fotot që shkrepeshin ishin të panumërta, raporton newsbomb.
Kushdo që ka shkuar në Drilon me siguri e ka një foto te ura e famshme, që dikur ishte vetëm për këmbësorët, ku fëmijët vraponin të lirë, ndërsa tashmë duhet të kalosh me frikë, pasi në atë urë kalojnë edhe makinat.
Por nuk mjafton me kaq, pasi edhe në mes të parkut të Drilonit shikon vetëm makina nga qytetarë të papërgjegjshëm, të cilët përtojnë që të bëjnë disa metra në këmbë dhe parkojnë brenda në park, duke u “vjedhur” fëmijëve hapësirën për të luajturm, raporton newsbomb.
Institucionet duhet të marrin masa sa më shpejt që kjo bukuri natyrore të mos shkatërrohet për qejfin e disa personave që nuk ia dinë vlerën.
Drilonit duhet t’i kthehet bukuria dhe magjia, që të mund të rikthehet edhe njëherë në një nga destinacionet më të vizituara në Shqipëri.
Ndaleni këtë masakër që po i bëhet Drilonit, përpara se të jetë shumë vonë.