Situata e Covid në Elbasan alarmante, Boçi: Pothuajse i gjithë personeli mjekësor i infektuar

Ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi e ka cilësuar si alarmante situatën e krijuar nga Covid në qytetin e Elbasanit,

Me anë të një statusi në Facebook, ai shkruan se situata është në këtë qytet eeshtee alarmante dhe pothuajse i gjithee personeli mjekësor eeshtee i infektuar.

Postimi në Facebook

Situatë katastrofike e Covid-19 në Elbasan. Pothuaj gjithë personeli i Njësisë vendore të kujdesit shëndetësor, rezulton pozitiv.

Situata është lënë në rënie të lirë dhe totalisht jashtë kontrollit. Asnjë karantinim, apo teste për rrethin e kontakteve të të prekurve. Rreziku është permanent dhe neglizhenca qeveritare absolute.

Asnjë masë nga Ministria e Shëndetësisë për të pamundësuar përhapjen e virusit nga kjo strukturë e shëndetit parësor, kur dihet që kontaktet e tyre me publikun janë të shpeshta.

Rama e Manastirliu flasin nga kullat e… detit. Vetëm një Zot e di se si do shmanget katastrofa shëndetësore që po troket, sepse qeveria pa zot ka marrë pushime të gjata.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT