Situata e rënduar në Kakavijë/ Mediat italiane nxjerrin pamjet me dron të 20 km radhë me makina (VIDEO)

Për radhët e gjata në Kakavijë kanë shkruar dhe mediat ndërkombëtare. Italiania “Il fatto quotidiano” ka publikuar pamjet nga ajri të asaj çfarë po ndodh në Kakavijë ku mijëra shtetas, kryesisht shqiptarë presin në radhë kilometra të tëra për të kaluar në Greqi.

“Mijëra shqiptarë që punojnë në Greqi mbetën të bllokuar në kufi ndërsa përpiqeshin të hynin në vend përpara se të hynte në fuqi detyrimi për të paraqitur një test negativ për koronavirusin.

Kështu raporton policia shqiptare. Në pikën kufitare të Kakavijës, në jug të Shqipërisë, u krijua një radhë prej 20 km me mbi 4000 vetura, për shkak të masave të reja të shpallura nga Athina.

Nga 16 gushti, në fakt, një maksimum prej 750 personash në ditë do të lejohen të hyjnë nga Shqipëria nëse janë të pajisur me një test negativ Covid-19 të kryer 72 orë para mbërritjes së tyre. Dhe në fund, ata do të duhet të kalojnë një javë në izolim”, shkruan Il fatto quotidiano.

Disa mijëra shqiptarë që punojnë në Greqi, veçanërisht në sektorin e bujqësisë dhe që kthehen në vendin e tyre gjatë verës, shkruan më tej media italiane.

.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT