“S’ka medikamente”/ Spitali “Shefqet Ndroqi” i përgjigjet PD: Na lini të bëjmë punën tonë

Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” i është kundërpërgjigjur Partisë Demokratike, që përmes një postimi të ish-deputetit Bardh Spahia, deklaronte se në këtë spital mungonin medikamentet.

Spitali shprehet përmes një deklarate se nuk mungon asnjë medikament apo trajtim për pacientët e shtruar që përdoret në protokollet e përcaktuara të mjekimit në spitalin tonë.

Spitali Covid2 “Shefqet Ndroqi” ka marrë të gjitha masat e nevojshme për t’u kujdesur për të gjithë pacientët, me terapitë e plota të mjekimit.

“Në të njëjtën kohë ftojmë politikanët të na lejojnë të bëjmë punën tonë për t’u shërbyer pacientëve të prekur nga Covid19 ditë e natë, pa ndërprerje, me përkushtim dhe profesionalizëm,” thuhet në deklaratën e spitalit.

“S’të vjen zor Ogerta?” / PD publikon mesazhin: Qeveria ka lënë spitalet Covid pa medikamente
Statusi i Bardhit më herët

“Dmth jo vetem qe genjejne paturpesisht per numrin e te shtruarve me Covid, por nuk kane siguruar as sasine e duhur te ilaceve, pjese e protokollit te trajtimit te virusit corona!

Sic duket nga denoncimi mungon nje bar bazik si antiviralet! Dhe kjo mungese kur ka 150 te shtruar! Po kur te behen me shume? Pse ministria genjeu sot kur tha se jane 124 te shtruar ne 2 spitalet Covid, kur sic shihet nga denoncimi vetem tek “Shefqet Ndroqi’ jane te pakten 150 te shtruar?

A te vjen ndopak zor Ogerta qe genjen me shifrat kur minimumi personeli e di sa persona jane te shtruar? Kaq e paafte je per te parashikuar situaten apo po negocion tendera? #Turp!,” shkruan ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT