Spartak Ngjela: Lukashenko i Bjellorusisë, njëlloj si Sali Berisha i Shqipërisë më 1996-1997

Situata vijon të jetë e tensionuar në Minsk dhe qytetet të tjera të Bjellrusisë, pas zgjedhjeve që konsiderohen të manipuluara nga opozita dhe një pjesë e mirë e mbështetësve të saj.

Lukashenko ka nxjerrë policinë dhe ushtrinë në rrugë, për të shtypur demostratat. Gjendje kjo e njejtë me 1997, sipas avokat Spartak Ngjelës.

Ai i konsideron veprimet e Lukashenkos të njëllojta me ato të Berishës në vitet 1996-1997.

Ngjela mendon se situata do të degradojë në Bjellrusi në atë gjendje që u bë dhe në vendin tonë para 23 vitesh.

Postimi i plotë i Ngjelës

Çfarë po vihet re në Bjellorusi?

Aty po konstatohet një ngjashmëri e pasionit kokëngjeshës të presidentit aktual të Bjellorusisë, Lukashenko, me Sali Berishën, presidentit të Shqipërisë në vitin 1997. Është krejt e njëjta gjë. Sot shohim se akti politik i Lukashenkos, që nuk pranon frymën e përgjithshme opozitare kundër manipulimit të zgjedhjeve, me pasion dhe arbitrarizëm, ka ngjashmëri të plotë me mënyrën sesi vepronte Berisha kundër popullit të vet në vitin 1997. Shqiptarët, të ngritur në revoltë kundër tij – kundër zgjedhjeve të manipuluara prej tij në vititn 1996, dhe në krizën financiare të vitit 1997. Është e njëjta psikikë tiranike. Jam i bindur që çështja e revoltave në Bjellorusi, të filluara kundër presidentit Lukashenko, do të degradojë njëlloj si ajo gjendje që shpërtheu në Shqipërinë e vitit 1997. Uroj të mos shkojë deri aty…

Back to top button
LAJMET E FUNDIT