Stankoviç i mahnitur nga mikpritja në Tiranë: Një përqafim nga zemra! Ja çfarë i thashë Muçit

Trajneri i Crvena Zvezdës, Dean Stankoviç, në konferencën për shtyp pas ndeshjes, u shpreh se ekipi i tij e meritoi kualifikimin në përballjen me Tiranën.

“Nuk ka rëndësi sa gola janë bërë 1 apo 10, por fitorja. Synimi u arrit, u kualifikuam. Do ta analizojmë ndeshjen. Kishim një ekip shumë të motivuar dhe të përgatitur. Që bëri një ndeshje mjaft të mirë.

Fati është një faktor i rëndësishëm në jetë që duhet ta meritosh. Ne e kemi merituar fatin dhe e fituam.”, ka deklaruar ai.

Dean Stankoviç u shpreh i kënaqur nga mikpritja që i bënë shqiptarët.

“Unë e thashë edhe dje. Jemi ndjerë shumë mirë. Njerëzit ishin shumë mikëpritur. Hera e parë që kam erdhur në Tiranë. Na kanë pritur shumë mirë. Kam përshtypje mjaft të mira. Dua t’i falenderoj të gjithë. Një përqafim nga zemra.”

Patët frikë në ndonjë moment? Frika është pjesë e sportit dhe e jetës. Isha i shqetësuar në disa momente, por nuk është se kisha frikë.

Takimi me Muçin? Unë si një ish-futbollist, e urova dhe i thashë që ka bërë një lojë shumë të mirë. Duhet të vazhdojë të luajë në atë mënyrë.

A ishte Crvena më e mirë? Do jetë raundi i tretë, na presin ndeshje të vështira. Ne do të përgatitemi. Gushti ka qenë muaj i fortë për ne. Mbas ndeshjes së ardhshme do kemi një pauzë. Do e ve gishtin në kokë dhe do të mendoj. Jam i kënaqur me punën e futbollistëve. Këto fitore të vështira ndihmojnë ekipet që të rriten. Dua të përgëzoj lojtarët e hedhur nga pankina.

Mikëpritja në Tiranë? Unë e thashë edhe dje. Jemi ndjerë shumë mirë. Njerëzit ishin shumë mikëpritur. Hera e parë që kam erdhur në Tiranë. Na kanë pritur shumë mirë. Kam përshtypje mjaft të mira. Dua t’i falenderoj të gjithë. Një përqafim nga zemra.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT