Takimi më 2 shtator në Uashington/ Thaçi: Jemi mirënjohës për përkushtimin e madh të SHBA-ve

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar për takimin e 2 shtatorit me Serbinë në Washington, me ftesë të emisarit special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Thaçi ka thënë se e mirëpret takimin e paralajmëruar në Shtëpinë e Bardhë.

Megjithatë nuk ka treguar nëse do të marrë pjesë në takimin e paralajmëruar ditën e dytë të shtatorit.

“Mirëpres njoftimin për takim mes të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë. Jemi mirënjohës për përkushtimin e madh të SHBA-ve për paqe dhe stabilitet në rajon”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT