‘Të ulë kokën dhe t’i kërkojë falje shqiptarëve’, kapiteni i M.United sajoi përdhunimin e motrës, dënohet me 21 muaj

Kapiteni i Manchester United, Harry Maguire është dënuar me 21 muaj dënim me kusht për akuzën “rryshfet ndaj policisë greke”, dhe pse ai u përball me 4 akuza: Sulm, abuzim verbal, sulm ndaj policisë dhe përpjekje për të korruptuar policinë helene.

Vëllai i futbollistit Joe u akuzua gjithashtu për sulm dhe përpjekje për ryshfet ndaj policisë.

Harry Maguire nuk ishte në gjyq, megjithëse babai i tij Alan është duke marrë pjesë në gjykimin që po zhvillohet në Greqi.

Maguire, 27 vjeç, u shpall fajtor për sulmin ndaj policisë, abuzimit verbale dhe përpjekjen për të korruptuar policinë greke, pas sherrit të së premtes së kaluar.

Ioannis Paradissis, avokat për dy nga gjashtë policët, e përfshirë në ngjarje, i tha MailOnline: Harry Maguire duhet t’i vijë turp. Ai ka shpikur një paketë gënjeshtrash dhe nuk pati guximin të kërkojë falje. Ai ka fyer oficerët tanë të policisë dhe bashkë me miqtë e tij la tre prej tyre të plagosur. Ata duhej të dërgoheshin në spital, sepse u rrahën brutalisht nga Maguire, vëllai i tij Joe dhe shoku i tyre. Maguire dhe miqtë e tij shpikën një histori për shqiptarët që gjoja i sulmuan të motrën e tij. Unë kurrë nuk kam dëgjuar për ‘mbeturina’ të tilla. Kjo ishte një përpjekje e turpshme për të mbuluar sjelljen e tij të neveritshme. Kjo është një fyerje për shqiptarët dhe policinë greke. Maguire është model, ai duhet të ulë kokën me turp dhe të kthehet në Greqi për të kërkuar falje.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT