Terrorizmi në rajon/ Pse Shqipëria konsiderohet si vendi me risk të lartë

Nisur nga pozicioni strategjik i vendit tonë në rajon, shërbimet inteligjente të Shqipërisë jo vetëm në SHISH, por edhe në Ushtri dhe Polici kanë tashmë një plan të qartë dhe bashkëpunim më të shtuar informativo-operativ në nivel rajonal, për çështje që lidhen me sigurinë rajonale, krimin e organizuar, terrorizmin etj.

Në kuadër të bashkëpunimit rajonal, ka pasur shkëmbime informacioni dhe është shkëmbyer ekspertizë për krimin e organizuar, emigracionin e paligjshëm dhe sfidat e shërbimeve të inteligjencës për parandalimin e goditjen e këtyre fenomeneve.

Bashkëpunimi ndërkombëtar është thelluar në nivel drejtuesish e ekspertësh, në takime në formate dy e shumëpalëshe, si dhe duke qenë pjesë aktive e konferencave dhe seminareve ndërkombëtare të sigurisë dhe inteligjencës, si ai që u zhvillua pak ditë më parë me pjesëmarrjen edhe të dy ndihmësve ligjorë që janë ekspertë amerikanë, por me mision pranë Policisë së Shtetit.

Shqipëria është pjesë e takimeve plenare të formateve shumëpalëshe rajonale e ndërkombëtare, të tilla si “SEEIC”, “MEC”, “ADRIACLUB” etj, ku janë trajtuar probleme të kërcënimeve nga terrorizmi, emigracioni i paligjshëm, siguria energjetike, veprimtaria e aktorëve të tretë dhe shërbimeve tyre të inteligjencës në rajon etj.

Dhe kjo për shkak se Shqipëria ka një risk më të lartë se vendet e tjera të rajonit lidhur me kërcënimet terroriste. Faktorët për këtë janë disa, por ai që përmendet më shpesh ka të bëjë me partneritetin strategjik që janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vlen të theksohet kontributi i SHISH-it, në kuadër të Komitetit të Inteligjencës Civile të NATO, me kontribute konkrete në fushën e terrorizmit në Ballkanin Perëndimor, veprimtaritë e shërbimeve kundërshtare dhe proxit e tyre, aktivitetet hibride etj.

Në kuadër të forcimit të marrëdhënieve dypalëshe, SHISH-i ka rritur numrin e përfaqësuesve, duke atashuar oficerë ndërlidhës në shtete me të cilat ndajmë sfida dhe kërcënime të përbashkëta. Kjo ka ndikuar në rritjen dhe rritur thellimin e bashkëpunimeve si dhe forcimin e marrëdhënieve me shërbimet informative të shteteve ku janë akredituar.

Në këtë kuadër, SHISH dhe Policia kanë thelluar bashkëpunimin informativ e operacional edhe nëpërmjet koordinatorëve të SHIVH-ve, të akredituar në vendi tonë. Nisur nga qasja dhe ekspertiza rajonale, Shqipëria ka luajtur dhe vazhdon të luajë rol pozitiv në sigurinë rajonale, në luftën ndaj ekstremizmit e terrorizmit dhe ka marrë në vijimësi feedback pozitiv nga shërbimet partnere.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT