Tragjike në Kakavijë/ Ambulanca përplas për vdekje fëmijën 10 vjeç që ishte në radhë

Një ngjarje tragjike është regjistruar paraditen e sotme në pikën kufitare të Kakavijës, Policia njofton zyrtarisht se në aksin rrugor Jorgucat-Kakavijë, në vendin e quajtur Bularat, një ambulancë duke ecur me shpejtësi ka aksidentuar një fëmijë 10-vjeçar, me iniciale S.N., i cili për pasojë ka ndërruar jetën.
Raportohet se ambulanca po transportonte një të sëmurë nga Kakavija në drejtim të Gjirokastrës, në momentin kur fëmija ka dalë në rrugë, ku edhe ndodhi përplasja fatale.
Drejtuesi i ambulancës është shoqëruar për në ambientet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, ndërsa shtetasja e sëmurë është transportuar me makinë policie drejt spitalit rajonal Gjirokastër. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.