Vdekjet nga Covid dhe aksidentet, moshat më të rrezikuara (tabelat me shifrat krahasuese)
NGA ILIR ALIMEHMETI

“Faktet janë kokëforta; cilado qofshin dëshirat tona, preferencat tona, apo diktatet e pasiomeve tona, ato nuk mund të ndryshojnë dot faktet dhe evidencën.” Cit. John Adams
Në meta-analizën e tyre (maja e nivelit te evidences në shëndetesi), autorët e Universitetit të Pensilvanisë (SHBA) raportojnë vdekshmërinë nga COVID-19 (IFR – infection fatality rate) ne National Bureau of Economic Research.
Siç e dimë ka një gradient shumë të forte, me vdekshmëri shumë më të larte të moshat më të mëdha dhe me vdekshmëri pothuajse zero ose minimale në moshat e reja.
Për ta ilustruar, autorët e kanë krahasuar vdekshmërinë nga COVID-19 me vdekshmërinë nga aksidentet automobilistike dhe nga aksidentet në përgjithësi.
Çfarë gjejnë në krahasim me aksidentet?
Mosha 0-34 vjeç: vdekshmëria nga COVID-19 është 3 herë më e ulet se sa vdekshmëria nga aksidentet
Mosha 35-44 vjeç: vdekshmëria nga COVID-19 është njësoj me vdekshmerinë nga aksidentet.
Mosha 45-54 vjeç: vdekshmëria nga COVID-19 është 5 herë më e lartë se vdekshmeria nga aksidentet.
Mosha 55-64 vjeç: vdekshmëria nga COVID-19 është 17 herë më e larte se vdekshmëria nga aksidentet.
Mosha 65-74 vjeç: vdekshmëria nga COVID-19 është 60 herë më e lartë se vdekshmëria nga aksidentet.
Mosha 75-84 vjeç: vdekshmëria nga COVID-19 është 99 herë më e lartë se vdekshmëria nga aksidentet.
Mosha 85+ vjeç: vdekshmëria nga COVID-19 është 105 herë më e lartë se vdekshmëria nga aksidentet.
Pra, kujdes! Nëse je 45 vjeç me shumë gjasë asgjë s’do të të ndodhe, dhe ky është lajm i mirë për të rinjtë tane, POR:
Gjithsesi ruhu njësoj siç merr masat e sigurisë ndaj aksidenteve.
2. Sidomos mbro moshat më të mëdha, se aksidentet nuk transmetohen kurse Sars-Cov-2 po!
Distance fizike/Higjiene e rregullt/ Maske ne mungese distance