Vëzhgimi/ Bar-kafenetē shpērfillin virusin, harrohet distanca dhe maskat

Prej muajit maj, kur vendi u hap pas dy muaj izolim si pasojë e masave anticovid, aktiviteti i bar-kafeneve është i vetmi biznes që nuk njeh ulje të ritmit të punës. Përkundrazi. Në mes të kryeqytetit apo në periferi, sheh bare të mbushura plot.
Por a respektohen protokollet e vendosura nga ISHP? Nga nj? vëzhgim i “Shqip” në një ditë të zakonshme jave, tavolinat në bar-kafenetë jo vetëm që nuk janë vendosur në distancën 1.5 metra por madje janë shtuar pas vendimit për mbylljen e shërbimit në ambientet e mbyllura.
Në kafe mund të gjesh dhe pensionistë që sfidojnë virusin duke qëndruar shumë pranë njëri-tjetrit. Kjo situatë është dhe më e rëndë mbrëmjeve kur të gjithë i gjen në kafe.
Nga ana tjetër kamarierët vijojnë shërbimin herë pa maska dhe herë me maskë në mjekër dhe kur e pyet pse nuk respekton protokollin, justifikohet se punon me orare të zgjatura dhe nuk e duron maskën në gojë.
Sot ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu kishte publikuar rezultatet e kontrolleve të Task-Forcës ku në 24 orët e fundit nga 1400 inspektime janë marrë vetëm 3 masa ndëshkuese për pezullim të aktivitetit, shifër kjo mjaft e ulët në raport me situatën reale.