Vittorio Sgarbi ngushëllon Edi Ramën për humbjen e nënës: Unë dhe italianët jemi pranë teje

Kritiku i njohur italian i artit, Vittoria Sgarbi i ka dërguar një mesazh ngushëllimi kryeministrit Edi Rama, për ndarjen nga jeta të nënës së tij, Anetës.
Përmes një shënimi në gazetën Corriere della Sera, Sgarbi vlerëson edhe vendimin e Ramës për të ndihmuar Italinë gjatë pandemisë së koronavirusit.
“Dashurinë për Italinë dhe shpirtin italian të Edi Ramës, kryeministrit të Shqipërisë, ia njohim të gjithë dhe i jemi mirënjohës për ndihmën ndaj Italisë, që është edhe e tij, në kohë të vështira, me fuqi të kufizuara, por plot zemërgjerësi. Për këtë, Vittorio Sgarbi i është pranë, e të gjithë Italianët e tjerë mirënjohës, në çastet e humbjes së nënës së tij të jashtëzakonshme, që i mëkoi dashurinë për bukurinë”, shkruan Sgarbi.