Xhandarmëria serbe në Kosovë/ Banorët e Karaçevës thirrje të fortë qeverisë

Përfaqësuesi i Bashkësisë Lokale të fshatit Karaçevë, Selver Lenjani ka reaguar sërish pas hyrjes së fundit të xhandarmërisë serbe në territorin e Kosovës, më saktësisht në fshatin Karaçevë të Kamenicës.
Ai për “Zërin”, ka thënë se askush nga qeveria qendrore dhe as lokale nuk ka dal në terren që së paku të flasë me banorët. Sipas tij banorët e kësaj zone kufitare nuk po shohin mbrojtjen nga shteti askund.
Lenjani thotë se kanë dërguar një varg kërkesash drejt institucioneve të vendit, ku i kanë njoftuar për problemin e vazhdueshëm që ballafaqohen me forcat serbe të cilat shkelin këtë territor kurdo që iu teket.
Deri më sot nga asnjë institucion nuk kanë marrë përgjigje. Edhe ftesa për takim që t’i njoftojnë udhëheqësit e institucioneve për problemet me xhandarmërinë serbe u është refuzuar.