Zgjerimi i Greqisë me 12 milje në det, Rama-Bashës: Ti do teatër vëlla, por nuk ka ende marrëveshje

Kryeministri Edi Rama ka replikuar sërish me kryedemokratin Lulzim Basha. Përmes një statusi në twitter, Rama shprehet se nuk ka ende një marrëveshje me Greqinë për ‘Detin’, si dhe çështjet e tjera të pazgjidhura mes dy vendeve.
Kryeministri bën me dijë se nuk është bërë asnjë negociatë me qeverinë e re greke, ndërsa marrëveshja nuk u finalizua as me qeverinë e parë.
“Për çfarë transparence e ke fjalën Lulëzim, kur s’ka as marrëveshje, as negociata qysh se ka ndryshuar qeveria në Greqi, ndërkohë që as me qeverinë e mëparshme marrëveshja s’është arritur?!Ti do teatër vëlla që të zbavisësh ata që të vijnë në shfaqje, të kuptoj, lum ti medet ata!”, shkruan Rama.
Më herët, Lulzim Basha, duke iu referuar deklaratave të qeverisë greke për zgjerim të kufirit detar me 12 milje në Jon, i kërkoi qeverisë të bëjë transparencë.
Pasditën e sotme ka patur disa herë replika mes dy liderëve. Lexo lajmet më poshtë