“900 familje në rrugë” naftëtarët e Ballshit paralajmërojnë grevë urie (VIDEO)

Naftëtarët e Ballshit i janë rikthyer protestave për shkak se nuk kanë marrë asnjë zgjidhje, për pagat.

Ndërsa theksojnë se prej 9 muajsh janë hedhur në rrugë, ata shprehen së nuk kanë marrë asnjë njoftim zyrtar për këtë çështje.

Po ashtu ata kanë paralajmëruar se do të përshkallëzojnë protestën duke theksuar se mund t’i rikthehen sërish grevës së urisë.

“Është një show i radhës, kemi 9 muaj që jemi në rrugë. Naftëtarët e qytetit të Ballshit nuk kanë asnjë zgjidhje ekonomike. Janë rreth 900 naftëtarë (familje) që ndodhen në këtë situatë. Nuk kemi asnjë njoftim për zgjidhje të kësaj çështje. Në këtë mënyrë u detyruam të përshkallëzonim situatën. Çdo marrëveshje për ne, ra”, theksoi një nga naftëtarët.

Kreu i Sindikatës Sokol Dautaj gjithashtu u shpreh se do të ndjekin rrugën ligjore pasi nuk kanë marrë asnjë përgjigje edhe pas interesimit të tyre në Tiranë.

“Nuk kemi gjetur zgjidhje. Jemi në mes të katër rrugëve. Shkuam në Tiranë për të biseduar dhe nuk na priti njeri. Do ndjekim çdo rrugë ligjore pasi tani Shoqatën e kemi të ligjëruar edhe në Gjykate. Nuk kemi asnjë përgjigje, as për pagat dhe as për fillimin e punës”, tha Dautaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT