Agron Shehaj: Rama e ka futur vendin në qorrsokak, të ndryshojmë kurs! Koha për të zgjedhur po afron (VIDEO)

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj, thotë se nga Shqipëria po ikin çdo ditë djem e vajza të reja, dhe për këtë gjë fajëson qeverinë Rama.
Ai thotë përmes një shënimi në rrjete sociale, se kryeministri aktual e ka futur vendin në një qorrsokak të rrezikshëm, dhe ndaj shqiptarët duhet të zgjedhin një alternaivë të re.
Edhe pse na ndajnë plot 7 muaj nga zgjedhjet e 2021, fushata ka nisur nga të gjitha frontet politike. “Koha për të zgjedhur po afron”, shkruan Shehaj.
Shënimi i Agron Shehaj
Shqipërisë çdo vit po i ikin djemtë dhe vajzat më të mirë sepse qeveria vetëm zhvat dhe nuk ofron asgjë më për njerëzit. Rama e ka futur vendin në një qorrsokak të rrezikshëm. Prandaj ne duhet patjetër të ndryshojmë kurs, të nisim një rrugëtim të ri, nje fillim të ri me besim tek një e ardhme më e mirë për të gjithë. Koha për të zgjedhur po afron.