Alarmi në shkolla, infektohet me koronavirus 4 mësues në Korçë. Ja rastet

Vijon të rritet numri i mësuesve të infektuar me COVID, duke rritur njëkohësisht edhe shqetësimin për situatën në shkolla.
Së fundmi raportohet se janë konfirmuar me Covid 19 katër mësues në juglindje të vendit, përkatësisht 2 raste në Bashkinë e Korçës, 1 rast në bashkinë e Devollit dhe 1 në bashkinë e Kolonjës.
Përsa i përket 2 rasteve në Korçë mësohet se janë një çift bashkëshortës punonjës në një shkollë 9-vjecare.
Ndërkohë që edhe rasti i Kolonjës është mësuës në një shkollë 9 vjeçare ndërsa rasti që rezultoi me COVID-19 në Kolonjë është mësuës Fizike.