Ambasada e SHBA ofron ndihmë për punën e KLSH: Lufta kundër korrupsionit, betejë e gjithsecilit

Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, priti sot në një takim dy përfaqësues të OPDAT.
Në fokus të takimit ishte rëndësia e bashkëpunimit me strukturën anti-korrupsion dhe asistenca ndërkombëtare në punën e Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Sipas përfaqësuesve të OPDAT, lufta kundër korrupsionit është betejë e gjithsecilit, prandaj iu dha rëndësi komunikimit të vazhdueshëm midis institucioneve si KLSH, Prokurori e Posaçme, Byroja Kombëtare e Hetimit në kuadër të bashkëveprimit kundër korrupsioni.
Po ashtu, nga ana e përfaqësuesit të OPDAT u shpreh vullneti për të asistuar KLSH në kuadrin e rritjes së profesionalizimit përmes trajnimeve të përbashkëta.
Kreu i KLSH shprehu vullnetin për të bashkëpunuar me zyrën e OPDAT duke krijuar ura komunikimi mes gjithë institucioneve që janë në frontin kryesor në luftën kundër korrupsionit.