Ambasadorja Kim: Përgjegjësia është e udhëheqësve politikë të Shqipërisë, jo e imja të mbroj SPAK

Në një deklaratë nga qyteti i Shkodrës, Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka thënë për çështjen e Gjykatës kushtetuese se nuk është një situatë e papranueshme për një vend anëtar i NATO-s dhe që kërkon të futet në BE.
Ajo shpreson që SPAK të funksionojë plotësisht dhe të mos pengohet nga disa në punën e tyre.
“Shqipëria ka qenë pa një Gjykatë Kushtetuese për një kohë të gjatë. Nuk është një situatë e pranueshme që është një anëtarë i NATO-s dhe kërkon të futet në BE. Kemi qenë të kënaqur që dhe Ruçi ka rënë dakord për ngritjen e Kushtetueses deri në fund të vitit”, – tha Kim.
“Është e rëndësishme pjesëmarrja politike dhe është e rëndësisë që udhëheqësit të lënë anash ndasitë politike e për tu bashkuar bashkë drejt një objektivi. Unë do të luaj një rol në mbështetjen e këtyre përpjekjeve. Është një lajm shumë i mirë që palët politike si jashtë dhe brenda parlamentit do të bien dakord për tu ulur sërish. Jam e sigurt që në fund do të mund të arrijnë një kompromis” – tha Kim.
“Është një gjë e mirë dhe ka ardhur koha që SPAK të jetë plotësisht funksional. Disa po përpiqen ti pengojnë në punën e tyre madje do të intimidojnë gjykatësit dhe prokurorët por ka ardhur koha tu qëndrojnë fort këtyre personave”, – tha ajo nga Shkodra.
“Përfundimisht është përgjegjësi e drejtuesve dhe udhëheqësve politikë të Shqipërisë dhe jo e ambasadores amerikane. Unë do të luaj një rol në mbështetjen e këtyre përpjekjeve por ky është një vend sovran dhe zyrtarët e zgjedhur kanë një përgjegjësi të cilës nuk mund ti largohen.Është një lajm shumë i mirë që palët politike, si ata që janë brenda parlamentit, si ata që janë jashtë tij, të mund të mblidhen së bashku për të diskutuar për çështje për të cilat mund të bien dakort. Jam e sigurt se do të zhvillohen debate të shëndetshme dhe jam po aq e sigurt se në fund do të mund të arrijnë një kompromis për popullin shqiptar”.
“Mendoj se ligjet e Shqipërisë janë shumë të qarta dhe kushdo që e ka marrë atë letër e di saktësisht se për çfarë jam duke folur”.