Ambasadorja Kim viziton njësinë e Guardia di Finanzas në Durrës, merr pjesë në operacionin e simuluar me skaf

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka qenë dje në njësinë e Guardia di Finanzas në Durrës ku ka parë nga afër mjetet dhe ka marrë pjesë në një operacion të simuluar për goditjen e krimit të organizuar në det të hapur.

Kim është pritur nga Ambasadori i Italisë Fabrizio Bucci. Gjatë vizitës, Ambasadorja e SHBA-së përshëndeti edhe Autoritetin Portual Durrës dhe, në prani të Drejtorit Pirro Vengu, vizitoi edhe Sallën Operative të Portit.

Ambasadori i Italisë në Tiranë Fabrizio Bucci, me rastin e prezantimit të veprimtarive të zhvilluara nga Italia kundër krimit të organizuar, deklaroi: “Të lumtur e të nderuar t’i tregonim sot Ambasadores Kim impenjimin italian në ndihmë të Qeverisë shqiptare në luftën kundërt krimit të organizuar dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Një impenjim konstant dhe gjithëpërfshirës i Italisë në shumë fusha, provë e prekshme e të cilit janë Misioni i Guardia di Finanza-s në Durrës e Vlorë dhe Zyra e Ndërlidhjes Interforcë e Shërbimit për Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Policisë (SCIP) pranë Ambasadës sonë. Italia e sheh me përparësi absolute bashkëpunimin dypalësh dhe atë ndërkombëtar në luftën ndaj krimit të organizuar dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Kjo përparësi është maksimale në vendet mike e fqinje si Shqipëria dhe veprimtaritë tona zhvillohen gjithmonë në bashkëpunim të plotë me Vendet mike e aleate si Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”

Ambasadorja Kim tregoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Gjithashtu, ajo theksoi se si bashkëpunimi midis forcave të rendit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Italisë ka çuar në shumë operacione të suksesshme dhe deklaroi se Shtetet e Bashkuara shpresojnë të vijojnë bashkëpunimin me Guardia di Finanza-n dhe me agjenci të tjera italiane në të ardhmen.

5f4ffe2232f8byuri_kim.jpg

02_02092020.jpg

05_02092020.jpg

09_02092020.jpg

13_02092020.jpg

Back to top button
LAJMET E FUNDIT