Ambasadorja Yuri Kim: Gjykata Kushtetuese duhet të ngrihet deri në fund të vitit

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, tha se Gjykata Kushtetuese duhet të ngrihet deri në fund të vitit.
Me një shënim në Twitter, Kim mbështet qëndrimin e Kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili tha në seancën e parë plenare për këtë sesion të ri parlamentar se “në 1 janar 2021 duhet të nisë nga puna Gjykata Kushtetuese”
Ndërsa ka shpërndarë deklaratë e Ruçit, Ambasadorja Kim shkruan: “Ne jemi dakord Gjykata Kushtetuese duhet të jetë funksionale deri në fund të vitit”.