Anëtari i presidencës së Bosnjës: Zgjedhjet në Mal të Zi zgjuan projektin madhor serb. Abazoviç, shpresa jonë

Anëtari i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Zhelko Komshiç është shprehur se zgjedhjet në Mal të Zi, nga të cilat doli fituese opozita e udhëhequr nga partia proserbe “SDP” kanë “zgjuar projektin madhor serb”.
“Fatkeqësisht, falë shumicës se re parlamentare, Beogradit dhe Kishës serbe, është zgjuar projekti madhor serb, i cili vazhdon të lidh Beogradin, Podgoricën dhe Banjallukën. Por mos të mashtrohen, ne nuk frikësohemi”, është shprehur Komshiç për Klix.ba.
Ndaj deklaratave të tij, ka reaguar anëtari tjetër i Presidencës së Bosnjës, Milorad Dodik, duke thënë se kjo që ka thënë Komshiç nuk është qëndrim zyrtar i Bosnjës.
Më pas Komshiç ka folur edhe për liderin e platformës “E zeza mbi të bardhën”, shqiptarin nga Ulqini, Dritan Abazoviç, i cili fitoi katër mandate. Sipas fjalëve Komshiçit, vetëm Abazoviç mund të sjellë në pushtet partinë proserbe SDP.
Qëkur u shpallen rezultatet e zgjedhjeve të të dielës, në Mal të Zi kanë ndodhur një varg incidentesh me baza fetare e nacionale.
Brenda disa ditësh janë sulmuar xhami të boshnjakëve, në qytetet shqiptare ka pasur provokime nga serbët, të cilët kanë valëvitur flamurin e tyre dhe kanë kënduar shumë këngë serbe për Kosovën.