Apeli i ministrit Lleshaj: Policët e vjetër të hapin rrugën për të rinjtë

Gjatë ceremonisë së prezantimit të forcave “Shqiponja” në Lezhë, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj bëri thirrje që efektivët në moshë të hapin rrugën për të rinjtë.

Lleshaj u shpreh se duhet të modernizohet trupa e policisë dhe se ata që do të largohen për arsye moshe apo fizike, do të trajtohen në kushte të njëjta sikur të ishin.

“Kemi hapur një program për të marrë studentë vetëm të ekselencës për t’i përthithur në policinë e shtetit. Do ta modernizojmë trupën e policisë. Ata për arsye moshe apo fizike do të duhet të largohen, do të trajtohen në kushte të njëjta sikur të ishin, por thjesht duhet të hapim rrugë, që të rinjtë të marrin rol në policinë e shtetit.

Në një studim të fundit për programin e policimit në komunitet, nga sondazhi për nivelin e vlerësimit publik për policinë dhe sigurinë, rezulton se vlerësimi pozitiv për policinë është në nivele të larta historike, mbi 62% besojnë te policia dhe roli i saj. 75% beson se është i sigurt kur udhëton edhe natën në qytet apo fshat” tha ai.

“Ne nuk kemi ndjekur vetëm politikën e shtimit të numrave, por kemi shtuar edhe njësitë e saj, kapacitete të reja, që t’i përgjigjen sfidave të reja. 12 njësi si kjo janë shtuar policisë në nivelin vendor dhe të tjera në nivelin qendror, ku kërkohet specializim i lartë për të përballuar cështjen me seriozitet,” tha Lleshaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT