“Atdheun po na e merr greku”, Rama i përvishet gazetarit: Ik mbroje me…

Gjatë konferencës për shtyp, Ram foli sot edhe për çështjen e detit në lidhje me deklaratat nga pala greke se do të merrte nga territori shqiptar 12 milje.

Rama i është përgjigjur pyetjes së një gazetari në rrjetet sociale, ku shkruante se; Zoti Rama, lëreni ekonominë, po merruni me atdheun. Po na e merr greku”.

Kaq mjaftoi që kryeministri t’i sugjeronte gazetarit që të mbronte detin me presidentin Ilir Meta, apo dhe me liderin e PD-së Basha dhe kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi.

“Ik mbrojë me Liken i dashur. E ke gati aty. Me Lulin, me Monikën, me kanoe. Bjeri nga Vjosa se ai po mbron dhe Vjosën. Vazhdoni mbroni nga armiqtë imagjinarë.”, tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT