Auron Tare kritik për menaxhimin privat të parkut të Butrintit: Duhen specialistë shqiptarë

Auron Tare i ftuar në studion e ABC News foli për menaxhimin privat të parkut të Butrintit.
Tare deklaroi se Butrinti kërkon një koncept të ri i cili sipas tij duhet të krijohet në bazë të specialistëve shqiptarë që kanë dhënë kontributet e tyre prej vitesh.
“Butrinti ka 20 vjet pa plan menaxhimi. U bë më tepër si një lloj shpërblimi politik, për arsye të ndryshme. Pra nuk është e vërtetë që ka rritje në progresivitet. Guidat e sotme në Butrint në përgjithësi vijnë nga Korfuzi, ndërsa restaurimet bëhen me tender.
Butrinti kërkon një koncept të ri menaxhimi dhe krijimi i një “Fondacioni” nuk është gjë e re. Ministria sot ka marrë konceptin që kam sjellë para tre vjetësh, por ky koncept krijohet në bazë e specialistëve shqiptarë që kanë kontribuar atje prej vitesh.
Plani i menaxhimit është shumë i vakët dhe nuk është cituar asnjë shqiptar. Kjo gjë nuk mund të bëhet pa eksperiencë”, tha Tare.
Tare u shpreh kritik ndaj modelit të propozuar ndërsa theksoi se ligji i vendosur i hap rrugën një precedenti të rrezikshëm.
Sakaq Tare shtoi: Këtë model e kam kritikuar për shkak se jepet në një dorë të huaj. Plani i menaxhimit është bërë nga AADF-ja. Ky ligj i hap rrugën një precedenti të rrezikshëm.;i.k/abcnews.al/