“Basha, shalqi me provë”/ PD reagon pas ironisë së KM: Rama është kungull që si hyri doli

Pasi kryeministri Edi Rama e quajti liderin e opozitës Lulzim Basha “shalqi me provë” gjatë konferencës për shtyp, ka ardhur reagimi i menjëhershëm nga PD
Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji, ka reaguar në rrjetet sociale, ku shprehet se shqiptarët nuk kanë se çfarë të presin më, duke shtuar se kryeministri është një kungull, që si hyri, ashtu doli.
Postimi i ish-deputetit demokrat Ervin Salianji:
Shqiptarët s’kanë ç’presin më. Rama nuk është shalqi me provë, por kungull që si hyri doli.
Faktet janë këto:
Në 7 vjet e nisi me fjalë e premtime e do ta mbyllë me mashtrime. Shëndetësia në kolaps, arsimi në krizë ekonomia në pikiatë, borxhi stratosferik, papunësia, investimet e huaja që nuk u panë kurrë, pasurimi i një grushti njerëzish dhe varferia ekstreme në çdo cep të vendit. Këto jane faktet!
Kungulli mbetet kungull, por një kungull si ky as nuk e gatuan dot. Mendoni që është aq kungull sa mendon se me premtime e mashtrime shpreson ta shtyjë ende. Koha e qeverisjes së kungujve ka mbaruar.
Le të shkojnë të rriten në serat e Surrelit.
Shqiptarët duan ndryshim!