BE ndihmë financiare 180 milionë euro Shqipërisë për COVID-19

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca njoftoi se qeveria e Shqipërisë ka aprovuar ndihmën financiare prej 180 milionë eurosh të siguruara nga Bashkimi Evropian për luftën kundër COVID-19.
Sipas Soreca, këto fonde do të kontribuojnë në forcimin e financave publike, duke rritur mbrojtjen sociale dhe luftuar korrupsionin.
“Qeveria e Shqipërisë ka aprovuar ndihmën financiare prej 180 milion eurosh të siguruara nga Bashkimi Evropian ?? si pjesë e mbështetjes në luftën kundër COVID-19. Këto fonde do të kontribuojnë në forcimin e financave publike, duke rritur mbrojtjen sociale dhe luftuar korrupsionin”, thuhet në njoftimin zyrtar.