Bill Gates: Fundin e pandemisë do e shohim në vitin…

Themelues i Microsoft, Bill Gates tha se pret që miratimet e vaksinave të bëhen deri në fillim të vitit të ardhshëm. Sipas tij, SHBA  mund të kthehet në normalitet deri në verën e 2021, por beson se fundin e pandemisë do e shohin në vitin 2022.

“Fundi i epidemisë, rasti më i mirë, ndoshta do të ndodh në vitin 2022. Por gjatë vitit 2021, numrat do ulen, nëse ne marrim qasjen globale”, tha Gates në “Fox News Sunday”.

Gates gjithashtu shprehu zhgënjimin me mënyrën se si SHBA-ja e ka trajtuar situatën e pandemisë. “Fatkeqësisht, ne bëmë një punë shumë të dobët dhe ju mund ta shihni atë në numra nëse krahasoni vendet aziatike si Koreja e Jugut dhe Australia”, tha Gates.

Për më tepër, Gates vuri në dukje mënyrën e trajtimit të testimit në fillim të pandemisë dhe mënyra se si po trajtohet edhe sot, luajti një rol të madh në përhapjen e virusit në SHBA.Themelues i Microsoft, Bill Gates tha se pret që miratimet e vaksinave të bëhen deri në fillim të vitit të ardhshëm. Sipas tij, SHBA mund të kthehet në normalitet deri në verën e 2021, por beson se fundin e pandemisë do e shohin në vitin 2022.

“Fundi i epidemisë, rasti më i mirë, ndoshta do të ndodh në vitin 2022. Por gjatë vitit 2021, numrat do ulen, nëse ne marrim qasjen globale”, tha Gates në “Fox News Sunday”.

Gates gjithashtu shprehu zhgënjimin me mënyrën se si SHBA-ja e ka trajtuar situatën e pandemisë. “Fatkeqësisht, ne bëmë një punë shumë të dobët dhe ju mund ta shihni atë në numra nëse krahasoni vendet aziatike si Koreja e Jugut dhe Australia”, tha Gates.

Për më tepër, Gates vuri në dukje mënyrën e trajtimit të testimit në fillim të pandemisë dhe mënyra se si po trajtohet edhe sot, luajti një rol të madh në përhapjen e virusit në SHBA.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT