‘Braktisi’ pensionin për t’u rikthyer në sallën e operacionit, humb jetën nga koronavirusi kirurgia

Ndërron jete në moshën 80 vjeçare kirurgia e njohur e Shkodrës, Zyliha Kraja.

Prej disa ditësh ajo ishte e infektuar nga Covid19 dhe gjatë ditës së sotme gjendja e saj u përkeqësua ndjeshëm.

Kraja është një nder specialistet më të mira në historinë e spitalit të Shkodrës dhe prej 15 vitesh ka shërbyer si kirurge edhe pse ka dale ne pension.

Në maj te vitit te kaluar, TopChannel i kushtoi një reportazh mjekes shkodrane ku deklaroi se do të shërbente ne spital deri ditën e fundit të jetës së saj.

Dyshohet se në spital u infektua. Zyliha Kraja është bashkëshortja e dramaturgut te njohur Fadil Kraja.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT