Braktisi ushtrinë pushtuese dhe ia bashkua kryengritësve shqiptarë në luftën e Vlorës, , Meta dekoron arbëreshin Giovani Valenza

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka dekoruar sot me titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Flamurit’, arbëreshin Giovani Valenza.
Ai është përjetësuar në kujtesën e kombit shqiptar si një nga figurat e rëndësishme dhe unike në epopenë e lavdishme të Luftës së Vlorës.
Giovanni hyri në historinë e Shqipërisë me aktin e pashembullt dhe heroik të braktisjes vullnetarisht të radhëve të ushtrisë pushtuese, për t’u bashkuar me kryengritësit shqiptarë rreth vlerave të Lirisë dhe Atdhedashurisë, në luftën ndaj së keqes.
Gjithashtu presidenti Meta vlerësoi edhe dy figura të nderuara të Luftës së Vlorës, Dr.Ali Mihalin, mjekun e lindur në Prishtinën e dashur, i cili gjithë jetën e tij ia kushtoi çështjes shqiptare, duke u përfshirë në lëvizjen kombëtare në Vlorë si mjek i kryengritjeve, si edhe intelektualin e komandantin e një prej çetave më të spikatura në kësaj Lufte, Ali Spahiun, të lindur në Malind të Skraparit, vendlindjen e poetit tonë të madh Xhevair Spahiu.