Butrinti me qira? Tare: Model që nuk gjendet në asnjë vend tjetër

Eksperti dhe njohësi i trashëgimisë kulturore, Auron Tare komenton planin e qeverisë për ta dhënë me koncesion menaxhimin e parkut arkeologjik të Butrintit.
Tare tha në emisionin “PolitikOn” në Ora News, se nëse do të mësosh diçka më shumë rreth kësaj duhen ndjekur paratë, ndërsa shtoi se një model i tillë nuk gjendet në asnjë vend të Europës.
Auron Tare: “Duke të uruar një sezon të parë. Më vjen mire që emisioni juaj i parë i dedikohet Butrintit. Debati tashmë është prej dy vjetësh mbi fatin e ardhshëm të Butrintit. Në atë që kuptoj nuk është një koncension i pastër, por një mënyrë paksa e sforcuar. Propozohet një mënyrë administrimi jashtë institucionet shtetërore nga një fond i huaj, ADF.
Duke qenë i përfshirë në Butrint që nga ‘94-95, ku krijuam një shtrat të mire mbi punën 60-70 vjeçare të arkeologëve. U krijua shembull shumë i mirë i menaxhimit të trashëgimisë kulturore”.
Ku shihni diçka që nuk shkon?
Auron Tare: “Kemi dy vizione të kundërta. ADF mendon ta kthehë Butrintin në një Davos. Ndërsa mendojmë për ruajtjen e peisazhit homerik dhe historik dhe për ta kthyer Butrintin në një shkollë të arkeologjisë. Sot në Europë nuk ka një model të tillë”.