Çështja e detit, Spartak Ngjela: Rama mos të ulet në tavolinë pa i vënë kusht grekëve për …

Avokat Spartak Ngjela ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Top Talk” në Top Channel ku diskutoi për vizitën e kryeministrit Edi Rama në Greqi.
I pyetur nga moderatori Denis Dyrnjaja se pse qeveritë shqiptare nuk janë ndjerë kurrë të barabartë por kanë pasur komplekse ndaj Greqisë, Ngjela tha se Rama duhet të bëjë kujdes se luhet interes i madh kombëtar.
Asnjë qeveri e jona nuk ka patur atë peshën për të qenë i barabartë, pse kemi komplekse ndaj Greqisë?
Këta kanë shitur interesa kombëtarë. Këta vazhdojnë të shesin. Historia e Shqipërisë ka defekte psikike të politikanëve. Ata shiten. Rama duhet të ketë kujdes, se luhet interes i madh kombëtar. Çështja degradon në favor të Shqipërisë, por ai duhet të ketë bazament patriotik, se gjendja është shumë e rëndë, por është në favorin tonë.
Kalon pushteti i Shqipërisë nga Athina?
Çështë Athina për Shqipërinë? Është pushtues territoresh, se e ka te Vorio-Epiri, që është Shqipëria e Jugut, se janë ortodoksët. Por nuk e merr dot Shqipërinë e Jugut. Ka ndërhyrë në politikën shqiptare për individë të veçantë. Dihet që ka ndërhyrë në politikën shqiptare. Rama të ketë kujdes, se konflikti që ka hapur Turqia me Greqinë na intereson, se ne kemi territoret tona atje.
Asnjë qeveri e jona, nuk ka nxjerrë me forcë në tavolinë ligjin e luftës?
Ai nuk duhet të deklarojë për marrëveshje pa hequr ligjin e luftës. Nuk duhet të shkojë fare, ai duhet t’i vinte kusht, t’i thoshte pa hequr ligjin e luftës, nuk vazhdoj asnjë bisedim. Po SHBA në këto momente a e kanë parasysh se këtu luhet një konflikt nga ku mund të fitojë partneri yt? Në opinionin tim po.