Çudira shqiptare/ Durrsaku zapton trotuarin dhe nuk lë qytetarët të lëvizin

Durrës – Shqiptarët vazhdojnë ende të zaptojnë trotuaret, duke i futur në gardh si pronë të tyre.
Rasti më i fundit vjen nga Durrësi ku një 50-vjeçar është vënën nën hetim për shkak se akuzohet për për veprën penale “Pushtimi i tokës”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që zaptojnë hapësirën publike, proceduan në gjendje të lirë shtetasin D.K., 50 vjeç, pasi është konstatuar se kishte zënë hapësirën publike (trotuar), përpara objektit të tij në lagjen nr.1, Durrës, pa dokumentacionin përkatës.
