Darka për ‘Detin’/ Vjen reagimi i Ramës pas takimit me Mitsotakis (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një darkë pune në Athinë me homologun grek, Kyriakos Mitsotakis.

Në një reagim në facebook, Rama e ka quajtur takimin të shkëlqyer, ndërsa falenderon Mitsotakis për mikpritjen e përzemërt.

“Një darkë e bukur me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, që ofroi përzemërsisht mikpritjen e tij.

Marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy popujve janë busulla jonë drejt shkëlqimit të marrëdhënieve mes dy vendeve”, shkruan kryeministri Rama në Facebook, ndërsa ka publikuar edhe disa pamje.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT