“Deklaroj që nuk jam me Covid”/ Nesër nis shkolla, formulari që duhet të plotësojnë çdo ditë prindërit (Foto)

Nesër nis viti i ri shkollor, por ndryshe nga çdo herë tjetër, prindërit duhet të plotësojnë një formular në lidhje me gjendjen shëndetësore të fëmijës.

Formulari është i përbërë nga dy pjesë me të parën që u kërkon fëmijëve të mitur që të deklarojnë nën përgjegjësinë e tyre personale se nuk kanë familjarë të prekur nga Covid-19 dhe se personalisht nuk janë të prekur nga Covid-19.

Pjesa e dytë i kushtohet prindit të nxënësit, i cili duhet të deklarojë se fëmija i tij nuk është i prekur nga Covid-19.

Ky është rregulli i ri i vendosur nga Ministria e Arsimit për të kontrolluar përhapjen e virusit në shkolla. Gjithashtu, të gjithë fëmijët duhet të jenë të pajisur me maska në shkollë, e cila sipas rregullave, nuk duhet të hiqet gjatë mësimit.

Procesi mësimor do zgjasë 2 orë për arsimin fillor, ndërsa shkollat do të jenë deri në 4 turne.

“Deklaroj që nuk jam me Covid”/ Nesër nis shkolla,

“Deklaroj që nuk jam me Covid”/ Nesër nis shkolla,

Back to top button
LAJMET E FUNDIT